Lajme
Reforma ndalon migrimin e mjekëve
Ministri në ikje i Shëndetësisë, Ferid Agani tha se me aplikimin e reformës shëndetësore parandalohet migrimi i punëtorëve shëndetësor drejt BE-së
Ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani mëton t’i jap fund emigrimit të mjekëve kosovarë drejt bashkimit Evropian. Ai thotë se pasi të hyj në funksion reforma shëndetësore, do të parandalohet migrimin e punëtorëve shëndetësor.
Këto komente ai i bërë në konferencën rajonale “Migrimi i punëtorëve shëndetësor” organizuar nga Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK).
Sipas ministrit në largim të Shëndetësisë, Ferid Agani, para vitit 2010, profesionistët shëndetësor kanë qenë të degraduar dhe si pasojë e këtij degradimi janë orientuar në sektorin privat dhe në migrim jashtë vendit.
Mirëpo, sipas tij, nga viti 2010 e këtej është bërë një lëvizje pozitive në krahasim me gjendjen paraprake, edhe pse siç tha Agani, mbetet shumë për t’u bërë.
Në konferencën rajonale, ministri Agani tha se bashkëpunimi mes MSh-së dhe FSSHK-së me një vizion dhe mision, ka qenë faktor i rëndësishëm për reformën shëndetësore, e cila siguron cilësi në shërbimet shëndetësore, por edhe kushte më të mira për profesionistët shëndetësor.
Deri në vitin 2011 përpjekjet për reformë në shëndetësi, sipas tij, kanë qenë të ngathëta, por tani me angazhimin e përkushtuar gjatë tri viteve, ekziston një program i reformës në shëndetësi, që ka arritur të miratohet.
“Kjo reformë për bazë ka katër ligje kryesore, Ligjin e Shëndetësisë, Ligjin e Sigurimeve shëndetësore, Ligjin e Produkteve dhe Pajisjeve Medicinale dhe Ligjin e Odave të Profesionistëve shëndetësorë, pa e llogaritur Ligjin për Kontrollin e Duhanit që nuk është i lidhur direkt me interesin e profesionistëve shëndetësorë”, theksoi Agani.
Ndërsa, kryetari i FSSHK-së, Blerim Syla, tha se qëllimi i kësaj konference është parandalimi i migrimit të profesionistëve shëndetësorë. Në konferencë po marrin pjesë përfaqësues të organizatave shëndetësore ndërkombëtare dhe të vendeve të rajonit.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre











