Bota

Refugjatët kanë iluzione se në perëndim i pret “parajsa”

Shumë refugjatë nuk kanë një pasqyrë reale lidhur me atë se çfarë i pret në evndet ku duan me çdo kusht të shkojnë për të kërkuar azil. Ky është një vlerësim që UNHCR organizata për refugjatë e OKB-së e ka publikuar sot.
“Shumica mendojnë se shansi i tyre i vetëm për një jetë të re është të shkojnë si refugjatë në vendet si Gjermania, Austria apo Suedia”, ka thënë sot në Gjenevë Melisa Fleming, zëdhënëse e OKB-së.
Ndërsa është me rëndësi që ata të informohen rreth gjendjes në vendet e përmendura. Flemming ka thënë se refugjatët në Gjermani, Austri apo Suedi detyrohen të jetojnë nëpër tenda ose strehimore emergjente që nuk i plotësojnë kushtet për një jetë normale, shkuan dpa.de. Kjo për faktin se vendet pe¨r strehim në kushte normale janë zënë tashmë.