Bota
“Refugjatët, problem evropian”
Pas çdo ngjarjeje tragjike me refugjatë në Mesdhe, rritet presioni mbi BE-në
Ankesa në adresë të BE-së është e qartë. “Evropa nuk mund t’i mbyllë sytë me atë që po ndodh në Mesdhe”, thotë Beat Schuler nga agjencia e refugjatëve të OKB-së, UNHCR. “Ky nuk është vetëm një problem italian ose grek. Ky është një problem evropian”.
Edhe pse kanë shprehur shqetësimin e tyre disa liderë dhe zyrtarë të BE-së, ata nuk japin ndonjë përgjigje konkrete.
Çështja nëse Evropa tani do të përfshihet në përpjekjet e shpëtimit në detin Mesdhe mbetet pa përgjigje. Në vend të kësaj, referenca është bërë për politikën e re të emigracionit, Komisioni Evropian do ta paraqesë në fund të majit.
Dhe deri atëherë mijëra refugjatë do të vazhdojnë rrugën e tyre në gjithë Mesdheun. “Më 2014 llogariten rreth 170 mijë refugjatë të kenë arritur në Itali”, thotë Beat Schuler nga UNHCR.
Ai supozon se kjo shifër mund të rritet përsëri më 2015.
Muajt e ngrohtë të verës do të sjellin rritjen e numrit të emigrantëve nga Lindja e Mesme dhe Afrika në Evropë, ka paralajmëruar edhe Komisioni Evropian.
Mbytja e anijes me rreth 500 emigrantë ditën e hënë disa milje larg brigjeve të Libisë e çon në 900 numrin e viktimave brenda vitit 2015.
Që nga fillimi i vitit, rreth 31.500 vetë raportohet të kenë mbërritur kryesisht në Itali, por edhe në Greqi, dy destinacionet kryesore të vendeve të Bashkimit Evropian që përballen masivisht me krizën e emigrantëve.
E-Diaspora
-
Emocione të fuqishme në Cyrih në promovimin e pestë të librit “Për ata që s’u kthyen” të Edona B. Kelmendit Një nga momentet më domethënëse të mbrëmjes ishte bashkëbisedimi i autores me publikun... -
Marigona Qerkezi triumfon me rolin e Aidës në skenën prestigjioze të Seviljes -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar
Jeta në Zvicër
-
Zvicra planifikon batalion me dronë dhe robotë luftarakë deri në vitin 2028 Ushtria zvicerane po përgatitet për një transformim të madh teknologjik, me plane për krijimin e një... -
Si po ndihen të rinjtë zviceranë? Studimi zbulon sfidat kryesore -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina -
Tramvaji historik zviceran me avull merr statusin e trashëgimisë kulturore











