Lajme
Keller-Sutter: Refugjatët ukrainas, të integruar më mirë se grupet e tjera
Me 11%, krahasuar me grupet tjera të refugjatëve me një normë punësimi prej 6%, ukrainasit janë pothuajse dy herë më të integruar në tregun e punës
Ministrja e Drejtësisë, Karin Keller-Sutter, nxjerr një bilanc pozitiv, gjashtë muaj pas vendosjes së statusit të mbrojtjes S: 11 për qind e refugjatëve nga Ukraina tani kanë një punë fitimprurëse, transmeton albinfo.ch. Ky është një numër relativisht i madh.
Krahasuar me grupet e tjera të refugjatëve me një normë punësimi prej gjashtë për qind, ukrainasit janë pothuajse dy herë më mirë të integruar në tregun e punës, është shprehur sot Keller-Sutter për mediat në Bernë.
Sipas ministres, tani duhet shikuar nga e ardhmja. Në qershor, ajo kishte ngarkuar Sekretariatin Shtetëror për Migracionin (SEM) për të hartuar skenarë për kthimin e mundshëm të refugjatëve.
Ministrja e Drejtësisë tha se revokimi ose zgjatja e statusit të mbrojtjes varet vetëm nga zhvillimet rreth sigurisë në Ukrainë, shkruan srf.ch. Sipas saj, minimumi për kthimin e refugjatëve është një armëpushim me zbatim të verifikuar.
Megjithatë, pa koordinim me shtetet e Shengenit, gjithsesi nuk do të ishte e mundur revokimi apo zgjatja e statusit të mbrojtjes, transmeton albinfo.ch. Sipas Keller-Sutter, statusi zviceran S përfshin gjithë zonën Shengen.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? Nëse keni kaluar kohë në Zvicër, do të keni vënë re se shumica e dyqaneve mbyllen... -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern













