Shkurt.ch
“Rega” pritet të shpëtojë 300 jetë njerëzish më shumë në vit
Llogaritet se falë zgjerimit të mundësive për fluturim, Rega do të mund të shpëtojë deri në 300 jetë më shumë se deri më tash
Shërbimi Zviceran Fluturues i Shpëtimit nga ajri “Rega”, në të ardhmen do të mund të funksioniojë edhe në kohë me mot të lig, ashtu si dhe gjatë natës dhe në fundjava. Kjo gjë deri tash nuk ka qenë e mundur pasi që Rega në kushtet e përmendura nuk kishte të drejtë t`i përdorte stabilimentet e nevojshme për sigurimin e fluturimeve, shkruan srf.ch.
Ndërsa tash Zyra Federale për Fluturime Civile (Bazl) ia ka lëshuar asaj një leje të jashtëzakonshme, me të cilën fluturimet mund të realizohen edhe gjatë kohës jashtë orareve të zakonshme të punës.
Llogaritet se falë zgjerimit të mundësive për fluturim, Rega do të mund të shpëtojë deri në 300 jetë më shumë se deri më tash.
Në këtë mënyrë do të bëhen të mundshme në çdo kohë të gjitha fluturimet e ashtuquajtura “instrumentale”, transmeton albinfo.ch. Helikopterët për shpëtim do të kenë mundësi që të fluturojnë me autopilot falë një rrjeti të linjave ajrore të caktuara më parë.
E-Diaspora
-
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar Londra duartroket kulturën shqiptare, Ansambli Kombëtar shkëlqen në Shaw Theatre... -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët janë të kënaqur me jetën, por kritikë ndaj vendit të tyre Zvicra është një vend me njerëz të kënaqur me një pikëpamje kritike për atdheun e tyre,... -
Vala e të nxehtit në Zvicër pritet të vazhdojë të paktën deri të enjten -
Zvicra rishikon marrëveshjen me BE-në për mbrojtjen e pagave -
Zvicra harton plan kombëtar për rritjen e sigurisë në transportin publik -
Sistemi i ri kufitar i BE-së zbulon mijëra shkelës të rregullit 90/180 ditë










