E-Diaspora

Regjisori Bekim Lumi, nderohet në München

Artdashësit e Mynihut, njihen me artin avangardist të Lumit. Takimi nën moton „Për nder të Bekim Lumit“, i organizuar në Theater Heppel & Ettlich, do të mbahet më 24.11.2018, duke filluar nga ora 15:00, në adresën Feilitzschstraße 12, München

Bekim Lumi, regjisor i teatrit dhe profesor në Akademinë e Arteve në Prishtinë, që  vlerësohet në  Kosovës si përfaqësuesi më i rëndësishëm i avangardës artistike, do të nderohet  të shtunën në Mynih të Gjermanisë, në një ceremoni përkujtimore.

Takimi nën moton  „Për nder të Bekim Lumit“, do të mbahet në Theater Heppel & Ettlich, më  24.11.2018, duke filluar nga ora 15:00, në adresën  Feilitzschstraße 12, München.

Ikja e  hershme dhe e dhembshme e regjisorit Lumit, kishte tronditur edhe miqtë dhe kolegët e tij në Mynih, me të cilët ai kishte bashkëpunuar gjatë viteve 90-ta , përderisa kishte jetuar ditët prej  refugjati në Gjermani, ku kishte punuar dhe inskenuar si regjisor.  Shih për këtë ata kanë marrë nismën ta nderojnë regjisorin Lumi, duke bërë bashkë krijues gjermanë dhe shqiptarë, miq dhe  ish kolegë të tij.

Ishte regjisori kurd në Mynih, Dr. Hawre Zangana  dhe Sabine Böhlau, të cilët  kishin idenë dhe morën iniciativën për organizimin e kësaj ceremonie, për ta nderuar Bekim Lumin,  në njerën anë si një artist dhe njeri, e në anën tjetër, për t’i dhënë artdashësve të Mynihut një hapësirë ​​për t‘u takuar me këtë art të ri, të vecantë, të teatrit evropian. Organizatorët shprehin bindjen se ky takim  do të sjell  frymëzim për avangardën artistike, për   eksperimentin dhe thellësinë shprehëse që bart arti i  këtij artisti, në një skaj të Evropës. Po ashtu edhe  Theater Heppel & Ettlich, teatër që veçohet në skenën taatrore gjermane, kishte hapur dyert e tij me dashamirësi për këtë manifestim duke njohur personalitetin  si dhe profilin krijues të Lumit.

Siç dihet më 14 qershor, të këtij viti, premiera e tij, “Arturo Ui”

(Bertolt Brecht) u shfaq, në Teatrin Kombëtar të Prishtinës, një kryevepër kjo skenike, me një  analizë bashkëkohore, duke pasqyruar pamëshirë zhvillimet shoqërore në Kosovë, por edhe në Evropë.

Bekimi  mrrini deri tek  finalizmi i proves gjenerale dhe në të njëjtën kohë luftoi shumë me sëmundjen.

Pikërisht në natën e premierës ai e dorëzoj shfaqjen tek publiku kurse vet u shtrua ne spital…

Bekim Lumi  vdiq në fund të korrikut,  vetëm në moshën  51 vjeçare, atëherë kur planifikonte edhe shumë shfaqje tjera.

Gjatë muajve shtator, tetor dhe nëntor  u luajt repriza e

“Arturo Ui”, nga Bertolt Brecht, në Teatrin Kombetar, në Prishtinë, me nje rezonancë të shkëlqyeshme nga e gjithë trupa e aktorëve të tij.

Ky projekt që do të realizohet gjatë takimit përkujtimor për Lumin, do të ofrojë edhe  një forum për diskutim, shkëmbim dhe takime midis artistëve të ndryshëm dhe artdashësve.

Audiencës do t’i  ofrohen pjesë të ceremonisë mbresëlënëse të  homazheve në Teatrin Kombëtar të Prishtinës si dhe  motive të inskenimeve  të  Bekimit, që do të luhen prej aktorëve te ansamblit të tij,Afrim Kasapolli dhe Bujar Ahmeti, arie nga tenori Luan Durmishi, fjalime të përfaqësuesve të skenës teatrore  internacionale   si:  Dima Schneider  (Volkstheater Mynih),  Otto Novoa (Theaterlabor „Unser Theater e.V.“), Jeton Neziraj, Gonxhe Boshtrakaj, Arian Krasniqi etj.

Per  pyetje : Luljeta Lumi 0174 2384696 oder Sabine Böhlau 0176 53250747, kairosisgUG, Nockherstraße 3a, 81541 München, [email protected], si dhe në Kosovë tek , Jeton Neziraj,dramaturg, +37744186393, Prishtinë