Lajme
Rekord tragjik: 28 viktima në aksidentet e skiatorëve në Zvicër dimrin e kaluar

Dimrin e kaluar, 28 persona humbën jetën në aksidente gjatë tureve të skive në Zvicër, shifra më e lartë e pesë viteve të fundit.
Sipas statistikave të emergjencave malore të Klubit Alpin Zviceran (SAC), numri i emergjencave në Alpet Zvicerane gjithashtu shënoi një rritje të lehtë.
Dimri 2023/24 u karakterizua nga një sasi mbi mesataren e borës në lartësi të mëdha, ndërsa rajonet më të ulëta kishin pak borë për shkak të motit të ngrohtë. Kushtet më të mira të borës, krahasuar me një vit më parë, çuan në një aktivitet më të madh në sportet e dëborës, duke rritur edhe numrin e emergjencave, raportoi SAC të enjten. Në veçanti, skiatorët që bënin ture dhe ata jashtë pistave të shënuara ishin më të prekurit, transmeton albinfo.ch.
Në total, 3.570 persona u gjendën në situata emergjente në malet zvicerane gjatë vitit të kaluar. Edhe pse ky numër ishte pak më i lartë se ai i vitit të kaluar, ai mbeti më i ulët se shifrat e viteve 2021 dhe 2022.
Në sportet malore në kuptimin më të ngushtë, 111 persona humbën jetën në 93 aksidente, sipas raportit. Përqindja e viktimave të huaja ra krahasuar me vitin e kaluar, por mbeti e lartë – rreth 50%.
Ndërkohë, gjatë verës së kaluar, 36 persona humbën jetën gjatë ecjeve malore, shifra më e ulët në dhjetë vitet e fundit. Megjithatë, alpinistët dhe ecësit malorë u desh të shpëtoheshin më shpesh për shkak të bllokimeve ose rraskapitjes.
E-Diaspora
-
Kur e qeshura bëhet atdhe – “Luli & Goni Lemes”, me premierë në Zvicër Luli & Goni Lemes” nuk është thjesht një film me batuta. Përveç të qeshurave, filmi do...
-
Policia austriake zbulon shkelje të shumta në furrat e bukës me pronarë nga Ballkani
-
Pjesë e orës së mësimit për nxënësit shqiptarë në Romë u bë edhe Çiftelia
-
Vrau 39-vjeçarin shqiptar me thikë në Itali, lirohet i mituri
-
Një dritare e re për gjuhën shqipe në Zvicër, hapet klasa e re në Buchrain të Lucernit
Jeta në Zvicër
-
Rreth 23 milionë lepurushë çokollate të prodhuar në Zvicër për Pashkë Sipas federatës së prodhuesve zviceranë të çokollatës, Chocosuisse, këtë vit në Zvicër janë prodhuar rreth 23...
-
Çfarë mbulon sigurimi shëndetësor në Zvicër për kujdesin ndaj shëndetit mendor?
-
Rregullimi i platformave online në Zvicër shtyhet sërish – kritika për vonesën
-
Nëse trashëgoni mbi 40 mijë franga në Zvicër, duhet të ktheni ndihmat shtesë
-
Gjashtë fakte të vështira që duhet të dinë të huajt që kërkojnë punë në Zvicër