Koronavirusi: çast pas çasti
Remdesivir, ilaçi shpresëdhënës për koronavirus
Testimi është ndërmarrë nga kompania farmaceutike “Gilead”
Rezultatet e testit të parë mbi një kurë të mundshme ndaj Covid-19 janë publikuar në revistën mjekësore “New England”.
Bëhet fjalë për një prej medikamenteve të përmendura deri më tani si efektive në trajtimin e sëmundjes, Remdesivir, eksperimentuar edhe më parë për të trajtuar Ebolën, por në këtë rast e cilësuar si jo efektive.
Testimi i ilaçit për të kuruar Covid-19 është kryer mbi 53 pacientë në gjendje të rëndë në Shtetet e Bashkuara, Evropë dhe Kanada, të cilët ishin në respirator.
Të gjithë pacientët morrën doza ditore të Remdesivir për një periudhë 10 ditore, transmeton Scan.
Pas 18 ditësh, të dhënat tregojnë se, 68% e pacientëve u përmirësuan, me 17 prej 30 ndër pacientët në ventilim mekanik, në gjendje për t`u shkëputur nga makineria, përcjell albinfo.ch.
Gjysma e pacientëve dolën nga spitali ndërsa 13% e tyre, fatkeqësisht humbën jetën.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Revista e manifestimit “Kurora e Lirisë”, një publikim që sjell standard të ri Kjo revistë përfaqëson një ndër botimet e para të këtij niveli, e cila sjell një format... -
Gjermani
Blendi Krasniqi zgjidhet në parlamentin e qytetit të Nidda-s -
Francë
Ambasadat e Francës dhe Kosovës urojnë aktoren Luana Bajrami për suksesin në Oscar -
Ylli shqiptar i CS2, Drin “Makazze” Shaqiri kampion i ESL Pro League -
Gjermani
Kompanitë e verës nga Kosova prezantohen në panairin ndërkombëtar “ProWein” në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Të rinjtë zviceranë po përdorin inteligjencën artificiale për mbështetje psikologjike Studimi tregon se 88% e të rinjve në Zvicër ndihen mirë nga ana psikologjike, por një... -
Zvicra dënon përdorimin e forcës në Lindjen e Mesme -
Referendumi për imigracionin në Zvicër: A do të mund të votojnë të huajt? -
Tragjedia në Kerzers: Në autobus ishin 9 persona, 3 të plagosur -
Rreth 1,000 zviceranë ende të bllokuar në Lindjen e Mesme














