Kosova
Rënie me 99 % të importit nga Serbia dhe Bosnja
“Pas Serbisë vjen Gjermania si vend kryesor që Kosova importon, pastaj vjen Turqia, Italia, Kina e pastaj Shqipëria”, është shprehur Bahri Berisha
Vendimi i Qeverisë së Kosovës për vendosjen e masës 100% për produkte që vijnë nga Serbia dhe Bosnja, ka ndikuar në rënien e importit mbi 99% nga këto dy shtetet.
Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Bahri Berisha tha se efekti më i madh i këtij vendimi është fuqizimi i prodhuesve vendës, raporton Ekonomia Online.
“Efekti i vendimeve ka pas rënie mbi 99% të importit nga këto dy vende, në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, nëntor-dhjetor, ka pas 60 milionë euro import nga këto dy vende, ndërsa tani kemi disa qindra mijëra euro, efekti më i madh është në fuqizimin e prodhuesve vendës”, ka thënë Berisha, përcjell albinfo.ch.
“Nëse marrim të dhënat pas vendimit të Qeverisë për masën tregon se kemi një rënie të theksuar të importit nga këto dy vende, në mesatare nga Bosnja ka qenë 8 milionë euro, ndërsa nga Serbia ka pas 40 milionë euro në bazë të importit”, shtoi tutje Berisha.
Në Doganën e Kosovës pas vendimit të Qeverisë së Kosovës kalojnë rreth 120 milionë të hyra.
“Në anën tjetër sfidë tek të hyrat kanë pas ndikim vendimet e Qeverisë së Kosovës në fushën fiskale, marrëveshja e MSA-së të gjitha së bashku deri sot kalojnë mbi 150 milionë euro mbi të hyrat në Doganat e Kosovës”.
“Pas Serbisë vjen Gjermania si vend kryesor që Kosova importon, pastaj vjen Turqia, Italia, Kina e pastaj Shqipëria, por ka qenë e pamundur që të bëhet zëvendësimi i të gjitha produkteve, pasi që për të lidhë kontrata të reja, bizneseve iu duhet 1 muaj kohë”.
Sfidë për Doganën e Kosovës po mbesin ende kontrabandat, madje ky problem ka shënuar rritje menjëherë pas vendimit të Qeverisë për vendosjen e masës, raporton EO.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku,... -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Zvicër
-
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria Greva do të vazhdojë, edhe pse qeveria kantonale ka bërë lëshime në mosmarrëveshjen për buxhetin...
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër











