Bota

Rënie rekorde e papunësisë në Eurozonë

Për herë të parë pa 3 vjetësh papunësia në Eurozonë shënoi rënie rekorde, duke rritur shpresat e rimëkëmbjes, raporton Eurostat.

Në korrik, papunësia në eurozonë në 19 vende ra në 10.9 për qind, ndërsa në qershor të këtij viti ishte 11.1 për qind.

Në fakt, për herë të parë që nga viti shkurt 2012 papunësia në eurozonë ra nën 11 për qind.

Në mesin e të rinjve papunësia ende mbetet shumë e lartë, deri 21.9 për qind.

Papunësia e përgjithshme në vende të ndryshme tregon nivele të ndryshme, por rënia aktuale  rekorde përforcon shpresën se Evropa po rimëkmbet pas krizës së borxheve.

Megjithatë, analistët paralajmërojnë se përmirësimi në tregun e punës është modest dhe vjen pas të dhënave zhgënjyese mbi rritjen ekonomike në tremujorin e dytë.