Kosova

Reshitaj: Mbrojtja e mjedisit është mbrojtje e shëndetit të qytetareve

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albulena Reshitaj, deklaroi që mjedisi tashmë është një shqetësim global, ku përveç faktit që po dëmtohet planeti Tokë rrjedhimisht është në rrezik edhe bota bimore dhe shtazore, përfshirë këtu edhe vetë jetën e njeriut si qenie me e përsosur.

“Me qëllim të përmirësimit të cilësisë së ajrit, që rrjedhimisht nënkupton përmirësim të jetës së qytetareve ne tani jemi në fazën e ndryshimit të ligjit për mbrojtjen e ajrit nga ndotja, dhe nga ky ligj pastaj do të dalin udhëzimet administrative që rregullojnë sektorë të veçantë si dhe do të rregullohet çështja e shfrytëzimit të lendeve djegëse duke përfshirë edhe thëngjillin”, ka thënë ajo, përcjell albinfo.ch.

Reshitaj shoti se në bashkëpunim me institucionet qendrore dhe lokale, donatorët dhe shoqërinë civile janë duke u angazhuar në krijimin e zonave të reja të gjelbra.