Kosova
Resorti Vali Ranch, “Nxitës i investimeve nga diaspora” në Kosovë
Resorti turistik Vali Ranch, i shpallur si “Nxitës i Investimeve nga Diaspora” nga Oda Ekonomike e Kosovës, është vlerësuar për rolin e tij në promovimin e zhvillimit ekonomik dhe turizmit në Kosovë.
Ky titull i veçantë, ndarë në mbrëmjen gala të organizuar në Prishtinë me rastin e 62-vjetorit të Odës, përfaqëson një njohje për përkushtimin e Vali Ranch-it si një shembull frymëzues i kontributit të diasporës shqiptare në nismat zhvillimore të vendit.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve u mbajt të premten e kaluar në Klan Arena, ku u mblodhën qindra përfaqësues të bizneseve të suksesshme nga Kosova, rajoni dhe bota, si dhe përfaqësues të ambasadave të huaja në Kosovë.
Çmimin e ka pranuar afaristi i suksesshëm dhe humanisti Fehmi Fetahi, pronar i Fetaxid AG në Zvicër dhe i Vali Ranch Resort & Kongres Center në Kosovë, për vizionin dhe përpjekjet e tij në forcimin e lidhjeve mes diasporës dhe zhvillimit ekonomik të Kosovës.
I pozicionuar në kodrinat piktoreske të Gjilanit dhe i pajisur me një infrastrukturë moderne, Vali Ranch është shndërruar në një pikë referimi për turizmin lokal dhe rajonal. Me një filozofi të mikpritjes dhe inovacionit, resorti është përkushtuar jo vetëm në krijimin e përvojave unike për vizitorët, por edhe në nxitjen e bashkëpunimeve të qëndrueshme me komunitetin lokal.
Diaspora shqiptare, si një nga shtyllat kryesore të zhvillimit ekonomik të Kosovës, ka luajtur një rol të paçmueshëm në fuqizimin e projekteve si Vali Ranch. Ky resort ilustron potencialin e madh të bashkëpunimit midis diasporës dhe sektorit privat në Kosovë, duke inkurajuar investime të reja dhe duke krijuar mundësi për zhvillim ekonomik.
“Vali Ranch përfaqëson një model suksesi që tregon sesi investimet nga diaspora mund të sjellin zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe social në Kosovë. Shpresojmë që ky çmim të frymëzojë edhe investitorë të tjerë nga diaspora për të mbështetur projekte në vendin tonë.”, u shpreh Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna.
Ky çmim nënvizon rolin e rëndësishëm të diasporës si një partner kyç në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për Kosovën. Vali Ranch mbetet një shembull i gjallë i përfitimeve që mund të arrihen përmes angazhimit të diasporës dhe ekonomisë lokale, duke inkurajuar të gjithë shqiptarët, kudo që ndodhen, të investojnë në vendin e tyre.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Düsseldorf organizon mbrëmje letrare me autoren Jehona Kicaj U prezantua romani debutues “ë”, i cili është përfshirë në listën e ngushtë të “Deutscher Buchpreis... -
Austri
Aksident tragjik në Austri, humb jetën një 19-vjeçar nga Kosova -
Mehas Alija: “I marrim seriozisht këto shqetësime, janë pjesë e debatit demokratik” -
Francë
Në Francë mbahet edicioni i tretë i Ekselencës Sipërmarrëse të Diasporës Frankofone -
Teatri “Mërgimtari” nga Kroacia sjell në Shqipëri shfaqjen “Kukulla”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Po qarkullojnë disa sëmundje njëkohësisht – qytetarët ndihen të sëmurë më shpesh Nëse të duket se shumë njerëz rreth teje janë të sëmurë këto ditë, nuk je i... -
“Një makth”: Të huajt në Evropë përballen me vonesa të gjata për leje qëndrimi -
Përse Zvicra është vendi më i mirë në botë për emigrantët -
Rritet pesimizmi financiar në Zvicër -
Çmimet e naftës: Këshilli Federal refuzon ndërhyrjen












