Bota
Restorantet më të shtrenjtat me yje Michelin, një darkë kushton 1700 €
Menuja më e shtrenjtë e degustimit kushton më shumë se 1,700 dollarë për person
Ushqimi në një restorant me yje Michelin nuk është domosdoshmërisht i shtrenjtë, por le ta pranojmë, shumë nga këto restorante luksoze kushtojnë goxha.
Por sa të shtrenjta janë këto vende? Chef’s Pencil, një revistë ndërkombëtare për ushqimet dhe një pikë referimi në internet për kuzhinierë të të gjitha niveleve, së fundmi kreu një studim për ta zbuluar këtë. Gjetjet bazohen në çmimin e një menuje të plotë degustimi, e cila shpesh përfshin diku nga 8 deri në 12 pjata për një darkë, shkruan Monitor, transmeton albinfo.ch.
Pas shqyrtimit të menuve të afro 500 restoranteve me yje Michelin, Chef’s Pencil zbuloi listën e 15 restoranteve më të shtrenjta me yje Michelin në mbarë botën.
Shumica e tyre gjendet në Azi, veçanërisht në Japoni, e cila shfaqet pesë herë në listën e 15 restoranteve më të shtrenjta. Japonia është gjithashtu i vetmi vend që shfaqet më shumë se një herë në listë.
Pavarësisht pjesëmarrjes së madhe nga Azia (edhe restorante në Hong Kong dhe Shangai ishin pjesë e listës), vendi i parë shkoi për Sublimotion në Ibiza, Spanjë. Menuja e degustimit e klasit të lartë në këtë restorant do t’ju kushtojë 1,740 dollarë për person, por përvoja është shumë më tepër se thjesht ushqimi. Sublimotion u ofron klientëve një përvojë të realitetit hibrid, me një kuzhinier kibernetik që përgatit ushqim para çdo klienti. Rezultati është një vakt i shijshëm që konsumatorët mund ta shijojnë në një botë virtuale.
Restoranti i dytë më i shtrenjtë është në Shangai dhe gjithashtu përdor teknologjinë vizuale për të zhytur klientët në një botë virtuale. Klientët në Ultraviolet mund të duhet të paguajnë 1,422 dollarë për një menu të plotë degustimi, e cila bashkon kuzhinën perëndimore me ndikimin aziatik. Mendoni: cigare foie gras dhe ëmbëlsira të hënës të pjekura me ingredientë tradicionalë francezë, të gjitha këto shijohen teksa jeni të rrethuar nga mure me fotografi lëvizëse.
Në vijim, duke plotësuar tre vendet e para, renditet Kitcho Arashiyama Honten në Kioto, Japoni, ku një menu degustimi kushton 910 dollarë për person. Klientëve do t’u shërbehet kuzhina më e mirë japoneze në një prej shtatë dhomave të ngrënies.
Secila prej tyre ka përballë një kopsht të bukur japonez. Arkitektura dhe dekori i restorantit merr gjithashtu një pamje tradicionale japoneze, duke u dhënë darkuesve një përvojë të plotë të asaj kulture.
E-Diaspora
-
Emmendingen: Aktivitet festiv me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovë Konsullata e Republikës së Kosovës në Shtutgart ka njoftuar se në qytetin Emmendingen me rastin e... -
Diaspora shqiptare në Bursa shënon Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Nga diaspora në Harvard, autorja shqiptare prezanton veprën e saj letrare -
Lozanë
Ansambli “Teuta” organizon festimin e 17 Shkurtit në Lozanë -
Nju-Jork
Emina Cunmulaj vlerësohet në Nju-Jork për angazhimin në diasporë
Jeta në Zvicër
-
Shumica e zvicranëve e përballojnë rritjen e kontributeve të sigurimit shëndetësor Edhe pse kontributet e sigurimeve shëndetësore rriten çdo vit – këtë vit me mesatarisht 4.4% –... -
SBB do të heqë koshat e plehrave nga vendet e uljes deri në fund të vitit 2028 -
Zvicra intensifikon luftën kundër dhunës në familje -
Kriza në Policinë e Lozanës: Sindikata kërkon që Komuna të marrë përgjegjësitë -
A do të paguani më pak taksë federale me reformën tatimore?














