Lajme
Revista franceze prezanton punime të piktores shqiptare, Lebibe Topalli
Piktorja nga Ferizaj është bërë e njohur sidomos me muralet e saj
Në revistën franceze “STREET ART MAGAZINE” me titullin “Les murs du confinement sreet art et covit -19”, në mesin e shumë artistëve nga 50 vende të ndryshme të botës, janë prezantuar edhe disa punime spontane të realizuara gjatë karantinimit nga piktorja shqiptare Lebibe Topalli, transmeton albinfo.ch.
Lebibe Topalli Shabani është e lindur në Ferizaj në vitin 1981. Ajo ka mbaruar studimet për arte pamore në Universitetin e Tetovës ndërsa masterin në arte e ka bërë në Universitetin e Prishtinës. Aktualisht punon si mësimdhënëse në Shkollën e Mesme të Arteve “Çesk Zadeja” në Ferizaj.
Ajo ka bërë shumë ekspozita me pikturat e saj në shumë vende të botës përfshirë edhe Zvicrën. /Albinfo.ch.



E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre












