Maqedonia
Rezultati i referendumit: Festojnë të dyja palët
KSHZ në Maqedoni deklaron, se pjesëmarrja e votuesve në referendum 36.52 përqind, Ndër pjesëmarrësit dhe 91.40 përqind janë shprehur pro ndryshimeve në vend
Në referendumin e së dielës (30.09)në Maqedoni në votime kanë dalë gjithsej 36.52 për qind e trupit të përgjithshëm votues ose 623.990 votues nga 1.8 milion qytetarë me të drejtë vote, raporton “DW”.
Nga ata që kanë dalë në votime, 91.40% kanë votuar pro dhe 5.7% kanë votuar kundër. Këto rezultate janë nga 94.65% të të dhënave të përpunuara, përcjell albinfo.ch.
Xhaferri: Ne jemi përcaktuar për familjen evropiane
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferri, ka thënë se dita e referendumit është tejet e rëndësishme për rrugëtimin e vendit në të ardhmen. “Vullneti i qytetarëve do të duhet të respektohet dhe sipas tij të vendoset edhe në institucione. Me këtë qytetarët dëshmuan, treguan se i përkasin familjes së madhe evropiane. Qytetarët sot i vendosën themelet e Maqedonisë së të ardhmes”, nënvizoi Xhaferi.
Zaev: Morëm një po të fuqishme për rrugëtimin tonë evropian
Kryeministri Zoran Zaev e ka quajtur referendumin e 30 shtatorit si të suksesshëm, edhe pse pjesëmarrja nuk ka qenë e kënaqshme. Kryeministri deklaroi se ai respekton vullnetin e qytetarëve dhe se çështja do t’i kalojë Kuvendit dhe nëse me deputetët e VMRO-DPMNE-së nuk arrihet në një konsensus, atëherë vendin e presin zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
“Vota e qytetarëve, e atyre që votuan, duhet të shndërrohet në vullnet politik në dhomën ligjdhënëse. Kemi shumicë të madhe pro nga ata që votuan, atëherë është e qartë e ardhmja. Vota e deputetëve duhet të jetë votë për NATO dhe BE, për jetë më të mirë për fëmijët tanë dhe Maqedonisë. Pres që deputetët e VMRO-DPMNE-së të respektojnë vullnetin e qytetarëve. Në të kundërtën, nëse nuk ndodh, atëhër duhet të ketë zgjedhje parlamentare menjëherë”, ka deklaruar Zaev.
Mickoski: Referendumi dështoi
Qytetarët e Maqedonisë, të cilët janë pronarë të kësaj toke, treguan ndërgjegje të madhe kombëtare. Kështu u shpreh kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, pas përfundimit të votimit për referendumin. Është fakt se Marrëveshja me Greqinë nuk mori dritën jeshile dhe se populli e ndaloi Marrëveshjen e turpshme, duke mos lejuar ndryshimin e emrit dhe identitetit, ka thënë Mickovki.
“Maqedonia tregoi se Marrëveshja nuk kalon. Kemi një referendum i cili është thellësisht i pasuksesshëm. Politika e qeverisë dhe e Zaevit pësoi një dështim, ndërsa Maqedonia fitoi. Numri i qytetarëve që nuk e mbështetën Marrëveshjen e turpshme ose votuan kundër, është shumë më i lartë se sa numri i atyre që votuan pro”, ka thënë Mickoski.
Ahmeti: Me vendimet në Kuvend , do të përcaktojmë të ardhmen
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka thënë se qytetarët në referendum ua deleguan vendimmarrjen deputetëve të Kuvendit të Maqedonisë. Nëse nuk arrihet një konsensus me deputetët e VMRO DPMNE-së në Kuvend, atëherë nuk ngelet gjë tjetër veçse të shkohet në zgjedhje të parakohshme parlamentare, edhe pse zgjedhjet aktualisht nuk janë në agjendë, për shkak se ka çështje të tjera më të rëndësishme në agjendën euro-atlantike të vendit.
“Vendimmarrja u takon institucioneve të vendit, qytetarët ia deleguan vendimmarrjen Kuvendit. Ne jemi të zgjedhur që të marrin vendime të rëndësishme dhe jo të kalkulojmë për zgjedhjet e ardhshme. Me vendimet tona në Kuvend ne përcaktojmë të ardhmen e vendit tonë dhe Evropës Juglindore”, ka deklaruar Ahmeti.
BESA: Pragu i censusit duhet ndryshuar
Lëvizja BESA ka falënderuar të gjithë ata qytetarë që iu përgjigjën thirrjes për referendum, duke dëshmuar përgjegjësi të lartë qytetare dhe pjekuri politike për çastin në të cilin ndodhet vendi, ka vlerësuar zëdhënësi i Lëvizjes BESA Orhan Murtezani.
“Edhe një herë u konfirmua ajo që ne edhe si parti politike, por edhe si shqiptarë, e kemi thënë shumë herë se mungesa e një regjistrimi të drejtë të popullsisë do të krijojë pasoja edhe në listën zgjedhore. Mospastrimi i listës zgjedhore, e ka ngritur aq lart pragun e mesatares, sa gati askush nuk besonte se mund të arrihej ajo censusi i daljes së votuesve”, ka deklaruar Orhan Murtezani nga Lëvizja BESA.
Sela: Nuk jemi të habitur nga rezultati
Lideri i Aleancës për shqiptarët (ASH) Ziadin Sela ka thënë se shqiptarët i janë përgjigjur pozitivisht ftesës për në BE dhe NATO. ASH bazuar në faktin që nuk u arrit cenzusi, nuk është e habitur, sepse ka qenë i vetmi subjekt politik që ka vlerësuar se referendumi është i panevojshëm.
“Subjektet politike duhet të arrijnë kompromisin aty ku duhet në Kuvend. Rruga e vetme për qytetarët e Maqedonisë është BE dhe NATO, mbyllja e kësaj perspektive do t’i linte qytetarët e Maqedonisë në mes të një panjohurës. Janë disa shkaqe që kanë çuar në këtë rezultat të referendumit, ky rezultat ka një emërues të përbashkët, Qeverinë, ka deklaruar kryetari i ASH-së, Zijadin Sela.
Disa qytetarë, mbështetës të bojkotit të referendumit, para Kuvendit me këngë e valle festojnë rezultatet e referendumit për ndryshimin e emrit të Republikës së Maqedonisë. Qytetarët me flamuj dhe pankarta në dorë brohorasin për – sikurse shprehen ata – Maqedoninë e lirë.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Kandidatja për eurodeputete, Kati Schneeberger, hap në Vjenë ekspozitën “Rezistenca paqësore në Kosovë 1990-1998 Kryetarja e shoqatës “Kosovo goes Europe”, Kati Schneeberger do të hapë nesër (2 maj) ekspozitën ...
-
Milano: Rita Petro, ndër të ftuarat e “FjalaFest”
-
Bruksel: Përfaqësuesit e diasporës shqiptare, gati për projektin e shkollës verore “JAM SHQIPTAR”
-
Belgjikë: Arrestohen disa shqiptarë për këto motive
-
Gjermani
Humb jetën tragjikisht mërgimtari në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Votimi i shtrenjtë për ligjin për furnizimin me energji elektrike Deri më tani, mbi pesë milionë franga janë caktuar për votimin intensiv të ligjit për furnizimin...
-
Policia e Thurgau-ut, me apel interesant
-
Zvicër: Tregtia me pakicë rritet vetëm falë produkteve ushqimore
-
Zvicër: Nisma e re për legalizimin e rritjes së kanabisit
-
Gjithnjë e më shumë kompani po testojnë javë katërditore