Lajme

Rihapet shkolla shqipe në qytetin Monthey

Sot më 16.09.2020 (E mërkurë) në qytetin e Monte-së (Monthey) u ri-hap “Shkolla Shqipe”, pas shumë viteve, meqenëse kishte mungesë për edukimin – arsimimin e fëmijëve të komunitetit shqiptar.

Falënderojmë kryetarin Zenun Shala dhe të gjithë kryesinë e “Shkollës Shqipe” të cilët kontribuan pa kursyer asgjë, me synim të vetëm për të edukuar dhe arsimuar fëmijët në gjuhën shqipe(amtare).

Poashtu i falënderojmë të gjithë komunitetin shqiptar të cilët kanë qenë çdo herë të gatshëm, të na mbështesin, bashkëpunojnë me ne pa hezituar si nga ana morale ashtu edhe nga ajo financiare.

Ndonëse fëmijët shqiptarë janë mjaft bukur të integruar në shtetin zviceran ata asnjëherë nuk duhet të harrojnë, prejardhjen e tyre, vendlindjen, gjuhën dhe traditat kombëtare. Me bashkëpunim do t’i kalojmë të gjitha sfidat që do të na paraqiten tani e tutje me brezat e rinj.

Fillim të mbarë për të gjithë nxënësit të cilët do të vijojnë mësimin në “Gjuhën Shqipe”, dhe urojmë që sukseset e tyre të jenë të pafundme!

Ju mirëpresim!

Shkolla shqipe në Monthey
Shkolla shqipe në qytetin Monthey