CH-Ballkani
Rikthehen fluturimet në aeroportin britanez
Aeroporti i dytë për nga madhësia në Britani, Gatwick, ka rikthyer sërish fluturimet pas pezullimit të fundit disa orë më parë, për shkak të një droni që ishte parë në ajër.
Autoritetet kanë thënë se fluturimi i disa dronëve është veprim i qëllimshëm për të çrregulluar aeroportin në periudhën më të ngarkuar të vitit, vetëm disa ditë para Krishtlindjeve, shkruan REL, përcjell Albinfo.ch.
Këto pezullime kanë shkaktuar shumë dëme pasi mijëra udhëtarë kanë mbetur të bllokuar.
Një zëdhënës i aeroportit ka thënë se pezullimi i fundit ka qenë vetëm masë paraprake në rast të ndonjë incidenti.
Ai ka thënë se aktualisht territori është i sigurt për rinisje të fluturimeve.
Më shumë se 50 pajisje është raportuar të jenë vërejtur nga 19 dhjetori prej kur është mbyllur për herë të parë Aeroporti Gatwick.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













