Lajme

Rinisin fluturimet me rregull në aeroportin e Gjenevës

Zjarri pranë aeroportit të Gjenevës ndërpreu dje fluturimet

Fluturimet drejt dhe nga aeroporti i Gjenevës u ndërprenë përkohësisht të premten pasi një zjarr i madh shpërtheu, mirëpo sot rinisin me rregull të gjitha fluturimet që ishin paraparë, tha nga zyra e aeroportit, njofton albinfo.ch.

“Një rihapje e pistës, për ngritje fillioi në fakt dje, rreth orës 19:00 (17:00 GMT).

Zëdhënësi i aeroportit Ignace Jeannerat në mbrëmje i tha AFP se zjarri ishte “nën kontroll”, por stafi duhej “të siguronte zonën dhe të largonte mbeturinat”.