Uncategorized
Rinumërim votash në Prishtinë dhe Prizren
Të gjitha votat e Prishtinës dhe Prizrenit do të shkojnë në rinumërim. Kështu konfirmoi për “KosovaPress” kryeshef i PZAP-it, Mul Desku, përcjell albinfo.ch.
Ai tha se ankesat e LDK-së për Prishtinën dhe PDK-së për Prizrenin janë pranuar si të bazuara, dhe kështu pritet që në këto dy komuna të ketë rinumërim të përgjithshëm.
Gjithashtu edhe në Dragash pritet të ketë rinumërim, ku gjithashtu rezultati është shumë i ngushtë.
Kujtojmë që në Prishtinë dhe Prizren, më së shumti vota nga rezultatet preliminare të KQZ-së kishin kandidatët e Vetëvendosjes.
Sot, pritet të bëhet edhe numërimi i votave me kusht, nga posta dhe personave me aftësi të veçanta, e që janë gjithsej rreth 12 mijë vota në mbarë Kosovën.
E-Diaspora
-
Futbollistja nga Kosova Modesta Uka fiton kupën e Austrisë për gra Futbollistja e kombëtares së Kosovës, Modesta Uka dha kontribut të veçantë në këtë ndeshje, duke u... -
Gazetari tregon si e mbrojti flamurin e Kosovës nga përfaqësuesja serbe në Eurovision -
Prezantuesja e Eurovisionit shkëlqeu me veshjet e dizajnerëve nga Kosova -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër
Jeta në Zvicër
-
Lajmet që morën më shumë vëmendje në Zvicër për këtë javë Familjet zvicerane do të paguanin taksa më të larta nëse përpjekja e SVP-së për të kufizuar... -
Kievi akuzon: Komponentët zviceranë në dronët rusë -
Zvicër: Turizmi rikuperohet pas tronditjes nga lufta në Iran -
Zvicra mund t’i mbajë centralet bërthamore aktive deri në 80 vjet -
Evropa po shtrëngon politikat ndaj emigracionit












