Gruaja
Rita bën muzikë rrugëve për të mbledhur para për Kosovën
Prishtinasja bën muzikë rrugëve të Zvicrës dhe Gjermanisë në kuadër të projektit të maturës për ngritjen e dinjitetit të personave me sindromin Down
Ky është misioni humanitar i gjimnazistes për t`i dhënë kuptim diplomës së maturës.
Prishtinasja bën muzikë rrugëve të Zvicrës dhe Gjermanisë në kuadër të projektit të maturës për ngritjen e dinjitetit të personave me sindromin Down.
Ajo është vetëm 17 vjeçe dhe ka një javë që ka startuar me projektin humanitar „Down Syndrom Kosova”.
Sot është e shtuna e dytë që Rita Kastrati , bashkë me dy shokë të shkollës: Luca me kitarë dhe Noah me Cajon, do të këndojë rrugëve të Zvicrës për ti dalur në ndihmë fëmijëve të Kosovës.
Në kuadër të këtij projekti, Rita ka kënduar një javë më parë në qytetin Wil, ndërsa sot pasdite ajo ju pret për tri orë të plota në St. Gallen, në qendër të qytetit të vjetër, në Bärenplatz.
Aty ku frekuentojnë me qindra qytetarë karshi bizneseve të ndryshme, ju keni rastin ta dëgjoni atë, të defreheni me tingujt e muzikës edhe në gjuhën shqipe dhe ta ndihmoni projektin e saj humanitar që ka për qëllim përmirësimin e kushteve të mjerueshme të personave me sindromin Down në Kosovë.
Më tepër për Ritën dhe bendin që ka bashkuar një zviceran, një italian dhe një shqiptare për t`i dalë në ndihmë personave të Kosovës në nevojë mund të lexoni në numrin e ardhshëm të revistës Albinfo.
B.Dalipi
E-Diaspora
-
“FjalaFest”, festivali i letërsisë shqipe në Milano “FjalaFest” titullohet festivali i letërsisë shqipe që do të zhvillohet për herë të parë në Milano,...
-
Osmani: Shqiptarët e Amerikës, ura më e fuqishme e aleancës Kosovë-SHBA
-
Besa Kokëdhima ndez skenën e Eurovision-it në Malmo të Suedisë
-
Klesta Krasniqi zgjedhet këshilltare komunale në Lausanne
-
Shuma që shpenzoi mërgimtari për shtatoren e Skënderbeut në Gjakovë
Jeta në Zvicër
-
Nemo performoi për Zvicrën në Eurovision 25-vjeçari zviceran Nemo performoi në skenën e Eurovisionit në Malmo të Suedisë, duke përfaqësuar Zvicrën me...
-
A mund të bëhen gratë pjesë e Gardës Zvicerane?
-
Fushata kundër ligjit për energjinë elektrike: Dhurohen 180,000 franga në mënyrë anonime
-
Rezervime të vështira dhe përpikëri të pasigurt, treni i natës nuk përmbush pritshmëritë
-
A do të vizitohet Zvicra nga “Shenjtorët e Akullit” këtë vit?