Fun
Rita Ora e gjen “shpirtin binjak” të saj
Shtypi botëror është mbushur me lajme për lidhjen e re të Rita Orës. Siç shkruajnë ato, këngëtarja prishtinase është në lidhje me ish bateristin e grupit “Blink 182”, Travis Barker.
Krijuesja e hiteve të shumta botërore bashkë me rokerin Barker janë parë së fundmi më 20 shtator në një ndeshje basketbolli në Los Angeles. Vetëm një ditë më vonë, rokeri 39 vjeçar e poston një fotografi në rrjetet e tij sociale, ku shkruan. “Unë dhe bukuroshja Rita Ora”.
Ndërkohë një burim i afërt me çiftin ka thënë: “Ata janë shumë të dashuruar me njëri tjetrin dhe po kalojnë kohë të gjatë së bashku”, transmeton “albinfo.ch”.
Bukuroshja bionde, edhe pse zyrtarisht nuk e ka pranuar këtë lajm, ditë më parë ka thënë se ka takuar një njeri të mirë në jetën e saj duke mos dhënë shumë detaje rreth kësaj.
Travis ishte i martuar nga viti 2001-2002 me ish gruan eparë Melissa Kennedy dhe nga viti 2004-2009 me Shanna Moakler, me të cilën ai ka edhe dy fëmijë: Landon dhe Alabama.
Në anën tjetër, kjo lidhje për Ritën vjen pas ndarjes me dj. e njohur Calvin Harris si dhe reperin Ricky Hilfiger, djalin e krijuesit të modës, Tommy Hilfiger.
E-Diaspora
-
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër Bashkatdhetarëve u kërkohet që zarfet me fletëvotime të mos i dërgojnë në ambasadë apo konsullata... -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta











