Muzikë
Rita Ora është “bllokuar” në Bullgari
Ngase ndodhej për xhirimin e një klipi në Bullgari, për shkak të bllokimit të fluturimeve me Britaninë e Madhe, mbetet e bllokuar deri në një mundësi fluturimi.
Duket se Rita Ora rrezikon të ngelet në Bullgari për Krishtlindje, pasi vendosi të fluturonte drejt këtij shteti për të xhiruar videoklipin e saj.
Për shkak të mutacionit të ri të koronavirusit, pjesa më e madhe e vendeve të Europës kanë vendosur të bllokojnë fluturimet me Britaninë e Madhe. Konkretisht Qeveria bullgare ka shtyrë gjithë fluturimet deri më 31 janar 2021 dhe për këtë arsye Rita ka mbetur e bllokuar, përcjell albinfo.ch.
Sipas The Sun, Rita mendoi ta xhironte në Bullgari këngën e re, sepse nuk dëshironte të tërhiqte vëmendjen. Mirëpo ky vendim nuk ishte i duhuri për të, sepse tashmë nuk dihet se kur do të ketë mundësinë të rikthehet sërish në Britaninë e Madhe.
“Rita u largua drejt Bullgarisë pas incidentit të ditëlindjes për të marrë kohë dhe reflektuar për gjithçka dhe të punonte për videoklipin. Por gjërat kanë ndryshuar shumë shpejt dhe ajo rrezikon që të mbetet aty dhe një Zot e di se për sa kohë. Ky është fundi më i keq pas disa muajsh të mbushur me makthe“, ka thënë një burim pranë Ritës.
Duhet theksuar se këngëtarja ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike këto kohë, për shkak se theu rregullat anti-Covid. Këngëtarja organizoi 30-vjetorin me disa miq të saj në një restorant dhe udhëtoi drejt Egjiptit e nuk bëri asnjë ditë karantinë. Kjo gjë i mërziti gjithë fansat e saj, ndaj u detyrua t’u kërkonte publikisht falje.
Përveç kësaj, këngëtarja mori edhe një gjobë prej 10 mijë paund për shkak të organizimit të ditëlindjes, ndërkohë që hetimet vazhdojnë ende për të. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot














