CH-Ballkani
Rita Ora këndon solo për Nënën Terezë
Në këtë koncert ceremonial do të jenë pjesëmarrës edhe sportistët më të njohur Lorik Cana e Majlinda Kelmendi
Shumë pak ditë na ndajnë nga koncerti për shenjtërimin e Nënën Terezës që do të mbahet në datën 3 shtator. Koncerti tashmë është drejt finalizimit dhe të gjithë të ftuarit kanë konfirmuar pjesëmarrjen, shkruan albinfo.ch.
Ndryshime planesh ka pasur në momentin e fundit tenori i mirënjohur shqiptar Saimir Pirgu, i cili për shkak të angazhimeve artistike nuk mund të jetë i pranishëm në koncert.
Dueti i cili ishte planifikuar me këngëtaren kosovare Rita Ora për pasojë nuk do të zhvillohet, por Rita do të këndojë solo.
Të tjerë artistë që marrin pjesë në koncertin që do të jepet vetëm një ditë para shenjtërimit të Nënës Terezë janë Inva Mula, Ermonela Jaho, Shkëlzen Doli, Ramë Lahaj, Gëzim Myshketa, Andi Bajgora, Lum Veseli.
Në këtë koncert ceremonial do të jenë pjesëmarrës edhe sportistët më të njohur Lorik Cana e Majlinda Kelmendi. Organizatorët e koncertit bëjnë të ditur se më 3 shtator do të jetë pjesëmarrës edhe Ipeshkvi të Kosovës, Don Lush Gjergji. I gjithë organizimi i koncertit të Vatikanit është mbështetur financiarisht nga Qeveria e Kosovës.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













