Kosova
Rock United Fest, në Prishtinë më 6 dhe 7 shtator
Qëllim i këtij festivali është që të vazhdojë tradita e rockut
Më 6 dhe 7 shtator 2019 do të mbahet Festivali Rock United në Amfiteatrin e Pishinës së Gërmisë.
Rock United është projekt që bashkon grupet e muzikës rock dhe fansat nën moton “Një për të gjithë, të gjithë për Rock”.
Qëllimi kryesor i këtij festivali është që të vazhdojë tradita e rockut, e cila në Kosovë ka nisur qysh nga vitet e gjashtëdhjeta, njofton Klan Kosova, përcjell albinfo.ch.
Gjatë 2 mbrëmjeve të festivalit në Gërmi do të marrin pjesë 12 grupe nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia.
MBRËMJA E PARË:
The Mole Pack, Zwada, Vini e Veni, Gillespie, Purgatory, kurse për mbylljen e natës së parë janë grupi legjendar kosovar Grupi 403, për të cilët kjo natë do të jetë kulminacioni i karrierës së tyre.
MBRËMJA E DYTË:
Proximity Mine, Jutbina, Këpurdhat, Trampolinë, PeterPan Quartet, dhe natën e dytë të festivalit do ta përmbyllë grupi i njohur Elita 5, të cilët i rezistuan kohës për 30 vite, duke i qëndruar besnikë muzikës rock, me shumë hite të njohura dhe performanca të paharruara.
Biletat mund t’i gjeni në Prishtinë si dhe në të gjitha qytetet e tjera.
E-Diaspora
-
Itali
Lea Ypi promovon në Trieste librat e saj të përkthyer në italisht Interesim i madh i publikut italian në bashkëbisedimin me shkrimtaren dhe filozofen shqiptare... -
Sopranoja Alisa shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të operës në Uzbekistan -
Ambasada e Kosovës në Francë apel mërgatës: Zarfet me vota mos i dërgoni në ambasadë -
Hamburg
Hamburg nën tingujt e “Jehonës së Origjinës” nga Flaka Goranci -
Prishtinë
Elbenita Kajtazi për herë të parë në “Rame Lahaj International Opera Festival”
Jeta në Zvicër
-
UBS shkurtoi qindra vende pune në fazën e reduktimit UBS ka shkurtuar disa qindra vende pune në Evropë, Lindjen e Mesme dhe Afrikë, si pjesë... -
Vala e të nxehtit rrit ozonin në nivele të rrezikshme në Zvicrën qendrore -
Qyteti zviceran ku numri 11 shfaqet pothuajse kudo -
SG: Rrëmbimi i raportuar rezultoi i rremë -
Paraburgim për autorin e dyshuar të sulmit në Winterthur















