Muzikë
Romë: Pianistja Melisa Ibrahimi shkëlqen në koncertin recital
Melisa Ibrahimi: Më rikthyen në skenë mbi shtatë herë
Mësohet se edhe një tjetër koncert është shënuar nga pianistja Melisa Ibrahimi, i mbajtur në teatrin “Teatro di Marcello” në Romë, Itali. Ky koncert u organizua në kuadër të festivalit “Concerti del Tempietto”, në një nga teatrot më të lashtë dhe me histori të pasur shekullore në kryeqytetin italian, përcjell albinfo.ch.
Theksohet se në këtë eveniment Melisa Ibrahimi ka shfaqur një repertor të pasur me vepra të kompozitorëve të njohur, si Domenico Scarlatti dhe Franz Liszt.
Koncerti ka zgjatur 60 minuta, në të cilat Melisa Ibrahimi ka shfaqur një aftësi dhe pasion të rrallë në interpretimin e mjeshtërisë së muzikës klasike. Audienca, e përbërë kryesisht nga profesionistë të pianos dhe artdashës të muzikës klasike, u mbush me emocione dhe admirim për paraqitjen e shkëlqyer të artistes kosovare.
Pjesë e publikut ishte edhe pianistja dhe profesoresha e njohur italiane, Silvia Rinaldi, anëtare e jurisë së garës Chopin në Romë, e cila ka qenë pjesë e këtij evenimenti për 32 edicionet e fundit.
Duartrokitjet dhe ovacionet e përsëritura tregonin jo vetëm respektin, por edhe adhurimin e të pranishmëve për mjeshtërinë dhe talentin e pianistes shqiptare, e cila është shprehur jashtëzakonisht e lumtur për këtë fakt, shkruan kultplus.
“Mikpritje dhe audiencë e mahnitshme, pata momente të pabesueshme kur ata iu përgjigjën performancës sime me duartrokitje të gjata, duke më rikthyer në skenë më shumë se 7 herë! Gjithashtu një teatër shumë i bukur me akustikë të mrekullueshme”, është shprehur Melisa, e cila nuk ka harruar të falënderojë edhe profesoreshën e saj, Alberta Troni, e cila është mbështetja e saj më e madhe gjatë karrierës së saj.
Të tjera nga Muzikë
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin










