Uncategorized
Rrahje fizike mes shqiptarëve dhe stafit të regjisorit serb në New York
Shfaqja e filmit dokumentar “The Weight of Chains 3”- “Pesha e zinxhirëve 3”, që sipas regjisorit serb paraqet mënyren aktuale me të cilat mund të rebelohemi kundër padrejtësive të sistemit në të cilin jetojmë”, nuk është pritur aspak mirë nga shqiptarët e Amerikës, të cilët për afro dy orë protestuan fuqishëm para kinemasë SVA, në qendër të Nju-Jorkut
Dokumentari në fjalë zgjat 54 minuta dhe është realizuar në shtator të vitit të kaluar. Për filmin dokumentar patën reaguar edhe autoritetet e Kosovës, që e dënuan një dokumentar të tillë, ku Kosova paraqitet me një imazh të keq.
Ndërsa, reagimi i Presidentit të Serbisë, Aleksander Vuqiq, shefit të diplomacisë Ivica Daqiq dhe reagimi i Marko Gjuriq – Drejtorit të Zyrës për Kosovën, për këtë film dokumentar është ai që ata e mbështetin filmin dhe realizimin e tij, deri edhe financiarisht, pra me para për propagandë serbe.
Kurse, sot në mbrëmje, dhjetëra forca të policisë njujorkeze, nga NYPD, rrethuan dy anët e rrugës përball kinemasë SVA- e cila ndodhet në rrugën 23-Street, në Mahattan – NYC, duke vendosur barrikada dhe bënë thirrje me megafonë për qetësi, në kohën që në Kineman SVA po shfaqej filmi “The Weight of Chains 3”- “Pesha e zinxhirëve 3”, i regjisorit serb.
Situata në këtë protestë disaorëshe nisi të tensionohet, kur një pjesëtar i stafit të regjisorit serb arriti të provokojë rëndë shqiptarët.
Ai së bashku me dy të tjerë, njëri rom, i shoqëruar nga një grup policësh, shpalosi një flamur të nacionalitetit serb – ku në qendër të flamurit ishte vizatuar harta e Kosovës, me mbishkrimin në gjuhën serbe, me gërma të mëdha “Nema Predalje (Kosovo)” – “Nuk e japim(Kosovën)”, shkruan insajderi, përcjell albinfo.ch.
https://www.facebook.com/AlbanianRoots/videos/394699021475283/?t=21
https://www.facebook.com/AlbanianRoots/videos/1306565859505706/?t=0
E-Diaspora
-
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano Futbollisti i Kosovës dhe Juventusit u prit nga Konsulli i Përgjithshëm, Diamant Kastrati... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta















