Lajme
Rrahje brutale e protestuesve, Serbia në krizë
Serbia në tension: protestuesit përballen me rrahje brutale
Protestat që u mbajtën mbrëmjen e kaluar në qytetin e Valjevës në Serbi kanë përfunduar me një epilog thellësisht shqetësues, që ka shkaktuar reagime të forta në opinionin publik, përcjell albinfo.ch.
Pamjet që janë publikuar dhe po qarkullojnë me shpejtësi në rrjetet sociale (videoja nuk rekomandohet për shikuesit e ndjeshëm), tregojnë një skenë tronditëse: rreth njëzet efektivë të policisë ndjekin me vrap dy të rinj nëpër rrugët e qytetit, për t’i zënë në fund me forcë.
Ajo që pason është një akt dhune brutale, që ngre seriozisht pikëpyetje mbi sjelljen dhe përgjegjësinë e forcave të rendit në situata proteste, raporton nova.rs.
Sipas raportimeve të mediave lokale, përfshirë nova.rs, kjo ngjarje është vetëm një prej shumë rasteve të dokumentuara së fundmi ku policia serbe ka përdorur forcë të tepruar ndaj qytetarëve që marrin pjesë në protesta paqësore.
Videoja ka shkaktuar reagime të menjëhershme në publik dhe është bërë objekt diskutimi edhe në qarqet politike dhe mediatike.
Aktivistë për të drejtat e njeriut, përfaqësues të shoqërisë civile, por edhe qytetarë të thjeshtë kanë kërkuar urgjentisht përgjegjësi dhe hetim të menjëhershëm të kësaj sjelljeje të papranueshme nga ana e policisë.
Ndërkohë, mbetet për t’u parë nëse autoritetet më të larta shtetërore përfshirë Ministrinë e Brendshme dhe drejtuesit e policisë do të japin një sqarim bindës për këtë ngjarje, apo nëse, siç kanë bërë në të kaluarën, do të përpiqen ta justifikojnë me retorikë boshe.
Ndryshe, protestat kanë rifilluar në të gjithë shtetin serb në shenjë pakënaqësie me pushtetin e presidentit Aleksandar Vuçiq.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
MPJD u bën thirrje qytetarëve të shmangin kalimin përmes Serbisë Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës, përfshirë bashkatdhetarët... -
Suedi: Vritet një i ri nga Kosova, raportohet se ishte kalimtar rasti -
Pse emigrantët po i kthejnë shpinën Gjermanisë -
Thirrje për të rinjtë e diasporës shqiptare dhe Ballkanit: Bashkohuni në Bootcamp-in “Building DiverCity” në Itali! -
Denoncon avokati Koci: Dyshime se një familjeje kosovare iu morën 2000 euro në kufirin Serbi–Kroaci
Jeta në Zvicër
-
Zvicra dhe Austria planifikojnë blerje të përbashkëta të armatimit Zvicra dhe Austria kanë vendosur të thellojnë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, duke planifikuar blerje të... -
Të ardhurat shtesë pa taksa? – Debat në Zvicër për bakshishet -
Nënkontraktorët e DHL-së në Zvicër paralajmërojnë rrezik falimentimi -
Model i ri banimi në Zvicër: Sa më shumë banorë në një apartament, aq më e ulët qiraja -
Një valë e re nxehtësie godet Zvicrën, alarm për valë të nxehti në disa rajone frëngjishtfolëse











