Futboll
Rrahmani flet për trajnerin Conte dhe përgatitjet me Napolin
Amir Rrahmani, mbrojtësi i Napolit, ka komentuar suksesin 3-0 ndaj Mantovës, duke e nisur analizën për seancat e Antonio Contes: “Bëmë një punë ndryshe, secili trajner ka metodën e tij të punës, bëmë atë që ai u përpoq të na mësonte. Ne duhet të përgatitemi mirë për fillimin e kampionatit”, është shprehur kapiteni i Kosovës.
Si ndiheni me Conten?
“Na jep shumë energji, të bën të kushtosh vëmendje në stërvitje dhe në atë që kërkon. Ka më shumë tension mbi ne, por na bën më të përqendruar”, shton tutje mbrojtësi nga Kosova.
Si e vlerësoni fazën përgatitore?
“Ishte një kamp i mirë stërvitor, më vjen keq që nuk ishim pranë njerëzve, por ata duhet të kuptojnë që ne po stërvitemi me pak pushim”, theksoi Rrahmani.
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Novartis planifikon mbylljen e fabrikës në Wehr, preken 220 vende pune Kompania farmaceutike me seli në Bazel, Novartis, ka njoftuar se do të mbyllë deri në fund... -
Zvicra përballet me rritje të inflacionit në prill, të shtyra nga karburantet dhe qiratë -
Skandal në Klinikën e Zemrës në Cyrih: Ish shefi, shkaktar i vdekjes së mbi 70 pacientëve -
Graubünden shqyrton ndalimin e trafikut turistik në rrugët kantonale -
Vëllezërit shqiptarë Agron dhe Driton Knepper prezantojnë startup-in “Azygos” në Talent Pitch Switzerland në Cyrih












