Futboll
Rrahmani largohet nga Rapidi
Skuadra e Rapidit të Bukureshtit ka njoftuar të dielën në mëngjes për largimin e sulmuesit të Kosovës, Albion Rrahmani.
Klubi rumun ka theksuar se Rrahmani do t’i kryejë testet mjekësore të dielën te një klub tjetër.
Ndërkohë, mediumi rumun “sport.ro”, ka shkruar se Rrahmani do t’i bashkohet kampionit të Republikës së Çekisë, Sparta Pragës, për 5 milionë euro.
Rrahmani 23-vjeçar në edicionin e kaluar realizoi 18 gola dhe dhuroi gjashtë asistime në 28 ndeshje.
Rapidi, siç shkruan mediumi rumun, do të ketë 15 për qind të fitimit nga shitja e ardhshme e tij.
Ndërkohë, edhe Ballkani do të përfitojë prej shitjes së Rrahmanit te Sparta çeke.
Kampioni i tri edicioneve të fundit në Kosovë do të përfitojë 750 mijë euro./Koha.net
E-Diaspora
-
Derbaci shënon dy gola për Zvicrën U19 Mesfushori shqiptar i Aaraut, Dorian Derbaci ka shënuar dy gola në fitoren e thellë të Përfaqësueses...
-
Shoqata e Studentëve Shqiptarë të Universitetit të Gjenevës zgjedh Komitetin e ri
-
Latifi takon Kryetarin e Këshillit Nacional zviceran
-
Shqiptarët në Itali hapin qendrën kulturore “Oda”
-
Varshavë: Filmi “Pikë uji” prezantohet në festivalin prestigjioz
Jeta në Zvicër
-
Vazhdon rritja e rasteve të sulmeve ndaj punëtorëve shëndetësor në Zvicër Punonjësit shëndetësor në Zvicër në vazhdimësi janë të rrezikuar nga shumë pacientë dhe të afërm të...
-
Zyra Federale e Shëndetit Publik në Zvicër rekomandon vaksinimin kundër gripit dhe COVID-it
-
Çdo vit në Zvicër vdesin mesatarisht 185 persona duke bërë sport
-
Ka vjedhur cigare me vlerë prej 158,000 frangash: 3 vjet burg për kosovarin
-
Derbaci shënon dy gola për Zvicrën U19