Kosova
Rrëfimi i 16-vjeçares: “Edhe profesori më la shtatzënë”
E mitura nga Drenasi i Kosovës A.G. në një rrëfim për Insajderin ka folur për rastin e rëndë të keqtrajtimit që kishte përjetuar përgjatë dy vjetëve, njëherë nga profesori, e tani prej policit Vesel Veseli.
Ajo ka treguar se si kishte nisur flirti me profesorin Shkëlzen Xhekaj, i cili njëherë e kishte lënë edhe shtatzënë, shkruan AlsatM, përcjell albinfo.ch.
”Jam shumë e shqetësuar për shkak të rastit. Më së pari me profesorin. Në vitin 2016 e kam paraqitur rastin në polici, më 14 shtator. Isha vetëm 16 vjeçe”.
“Kur e kam kry klasën e 9, në klasën e 10 më ka ngacmu, e pastaj dhunë seksuale. Duke shkru në Facebook kërkonte të dilte me mua. Mas 1 jave kam dalë me të. Tani kur kemi dalë afër stadiumit Rexhep Rexhepi ishte takimi i jonë i parë. Ka qenë natë, 8 e mbrëmjes, ishte ftohtë. Në veturën e tij ka ndodhur. Kemi qëndru 1 orë aty e pastaj tjera ditë kemi shku nëpër hotele, e pastaj më kishte lënë shtatzënë. Tani më ka jep kokërr me pi, që të mos mbetem shtatzënë. Lidhja ka zgjatë deri në vitin 2017, d.m.th. rreth 1 vit. Ai veç e ka pasë momentin me më shfrytëzu. Ka thënë se hapen rrugët tona kur ta përfundojë shkollën e qeshtu. E tani donte të tërhiqej prej meje dhe kam vendos vetë me shku e me lajmëru në Polici. Në 14 shtator 2016 e kam raportu rastin. Ka qenë Vesel Veseli aty. Kam dhënë deklaratë‘’, ka thënë ajo.
Kujtojmë që Policia ka prangosur profesorin në fjalë, ndërsa ndaj policit Veseli është shqiptuar 1 muaj heqje lire nga Gjykata.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel













