Kosova
Rrëfimi i të burgosurve të Dubravës
Rasim Selmanaj dhe Bislim Zogaj, të dy të mbijetuar të masakrës të Dubravës, kanë rrëfyer tmerrin e atyre ditëve, duke vënë theksin tek përgatitja e saj, si mënyrë për t’i vrarë të gjithë të burgosurit shqiptarë aty.
Ata kanë rrëfyer edhe për momentin e daljes nga burgu të profesorit Ukshin Hoti, i zhdukur që nga ajo ditë, duke kërkuar që të zbardhet e vërteta dhe të merret vesh fati i profesorit.
“Kemi menduar se me lirimin e Ukshin Hotit, pas daljes ai do të bëjë sensibilizimin për gjendjen tonë, se në çfarë kushte jemi. Siç duket ka ndodhur më e keqja. Nuk kemi informacione zyrtare, mirëpo janë dëgjuar të shtëna armësh pas disa minutash. Dihet kush e ka shoqëruar Hotin kur ka dalë, mirëpo interesimi i shtetit është zero. Kur dihen emrat pse të mos merren në pyetje ata persona? Edhe rastit i Ukshin Hotit vazhdon të trajtohet në heshtje, nuk ka veprime konkrete”, ka thënë Rasim Selmanaj, raporton “Klan Kosova”.
Ndërsa doktori Zogaj ka kujtuar momente nga qëndrimi në një çeli burgu, qëndrueshmërinë e Hotit në tortura dhe momentet kur janë përshëndetur me të, para se të dilte për të mos u marrë më vesh çka ka ndodhur me të.
“Profesorin(Ukshin Hoti) e kujtoj, mendoj dhe jetoj me kohën sa kam jetuar me të në burg. I kam dy momente të veçanta me të, që s’mund t’i harroj, kur na kanë kthyer në burgun e Nishit. Në një moment kanë hyrë dy gardianë në dhomë dhe e kanë torturuar për 15 minuta. Gjatë krejt asaj kohe ai s’ka bërë as ‘of’. Aty, përveç inteligjencës, e kam parë edhe qëndrueshmërinë e tij. Pastaj kur u kthyem në Dubravë kur ai u lirua. Ne shkuam të përshëndetemi me të. Ai s’mundi të përshëndetej me të gjithë, ndaj tha: “Megjithëse s’po mund të përshëndetem me të gjithë, do të shihemi së shpejti në Kosovën e lirë”, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje Bëhet e ditur se Baleti Kombëtar i Kosovës, do të realizojë edhe një paraqitje tjetër të...
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës
-
BQK: Mbi 112 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë vetëm gjatë marsit
Jeta në Zvicër
-
Komiteti parlamentar zviceran kërkon 15 milionë CHF për Kampionatin Evropian të Futbollit për Femra 2025 Një komitet i Dhomës së Përfaqësuesve të Zvicrës ka votuar në favor të një propozimi për...
-
Presidenti i SNB-së paralajmëron për goditje të mundshme inflacioni në Zvicër
-
Gjashtë gjëra që duhet të dini për pagat në Zvicër
-
SNB, 58.8 miliardë fitim neto në tremujorin e parë
-
Konsumatorët zviceranë kanë më shumë para, por më pak fuqi blerëse