Kosova
Ambasadori gjerman: Më shumë se keqardhje që nuk është bërë progres për të pagjeturit në 3 vjetët e fundit
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se për shkak të “bllokadës politike”, shpreh keqardhje që nuk është bërë progres për të pagjeturit në tre vjetët e fundit.
Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, Rohde ka shkruar se ka ende nevojë për veprime për të zbardhur fatin e të zhdukurve gjatë luftës, trannsmeton albinfo.ch.
“Solidarizohem me familjet e personave të zhdukur. 25 vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë, ka ende nevojë për veprim dhe shumë fate mbeten të panjohura. Është më shumë se për keqardhje që nuk është bërë asnjë progres në 3 vjetët e fundit për shkak të bllokadës politike”, ka shkruar ai.
Ndryshe, gjatë luftës së fundit në Kosovë, rreth 6,000 njerëz janë zhdukur, prej të cilëve mbi 1 mijë e 600 janë ende të pagjetur.
I join families of missing persons in solidarity on today's Missing Persons Day. 25 years after the end of war in 🇽🇰, there is still need for action & too many fates remain unknown. More than regrettable that no progress has been made in the last 3 years due to political blockade pic.twitter.com/KgNnrt6yfF
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) April 27, 2024
E-Diaspora
-
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze Deputetja shqiptare në Parlamentin suedez është renditur nga gazeta Expressen si personi më me ndikim në... -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës











