Lajme
Rreth 100 kompani në “Panairin e Bujqësisë”
Ministri i Bujqësisë, Blerand Stavileci tha se gjatë periudhës 2008-2011 nga zhvillimi i agrobizneseve janë krijuar rreth 2100 vende të reja të punës
Rreth 100 agrobiznese vendore dhe të huaja po i promovojnë prodhimet e tyre në Panairin e Produkteve Bujqësore, i cili është hapur sot në Prishtinë. Në krahasim me vitet e kaluara, këto agrobiznese, siç u tha në promovim, kanë arritur që me investimet e tyre të rrisin edhe cilësinë e prodhimtarisë së tyre bujqësore.
Në hapjen e këtij panairi, ministri i Bujqësisë, Blerand Stavileci, theksoi se nga viti në vit, po e rrisin përkrahjen institucionale dhe investimet në këtë sektor, gjë që sipas tij po ndikon edhe në rritjen e këtyre agrobizneseve dhe në krijimin e agrobizneseve të reja.
“Shtimi i përkrahjes dhe investimeve tona, po ndikon edhe në ndryshimin e treguesve makroekonomik në vend, të cilët ndërlidhen edhe me punësimin, ku vetëm gjatë periudhës 2008-2011 kemi arritur që me investimet tona të krijojmë 2175 vende të reja të punës”, deklaroi Stavileci.
Ndërsa, gjatë vitit të kaluar, sipas tij, janë hapur 1863 vende të reja pune dhe me realizimin e programit mbështetës të këtij viti, Ministra e Bujqësisë, sipas Stavilecit, pret të krijojmë edhe 3034 vende të reja pune, që në total janë krijuar rreth 7070 vende të reja pune.
Ai tha, se përveç politikave investive të përkrahura nga Qeveria e Kosovës, viteve të fundit këto të fundit janë kompletuar edhe me politika të favorshme fiskale, duke përmendur në këtë rast marrëveshjet e tregtisë së lirë dhe vendimin për aplikimin e normës së sheshtë për prodhimet primare bujqësore.
Në anën tjetër, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, tha se sektori i bujqësisë me kalimin e kohës, përmes mbështetjes që po i jep Ministria e Bujqësisë dhe institucionet tjera, po e merr prioritetin që e meriton.
“Panairet e tilla po iu mundësojnë fermerëve dhe agrobizneseve thellimin e bashkëpunimit edhe me agrobizneset e rajonit dhe më gjerë, gjë që është shumë e rëndësishme për operimin e mëtutjeshëm. Por në këtë rast, vlen të theksohet se prodhimet e fermerëve tanë kanë nevojë të mbrohen edhe nga konkurrenca jolojale”, tha kryetari Gërxhaliu.
Panairi i Produkteve Bujqësore, i cili organizohet nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Oda Ekonomike e Kosovës, do të jetë i hapur deri me 5 tetor dhe në të përveç agrobizneseve kosovare janë edhe rreth 20 agrobiznese të huaja nga 6 shtete të rajonit.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta












