Lajme
Rreth 100 turistë të helmuar nga ushqimi në Budvë
Të paktën 96 turistë u helmuan nga ushqimi në një restorant në Budvë, konfirmohet për portalin Dana nga burime të shumta.
Ata janë kryesisht turistë nga Polonia, Sllovakia dhe Sllovenia, dhe pothuajse të gjithë kanë qenë mysafirë në një restorant. Të gjithë kanë marrë ndihmë mjekësore në spitalet në Kotorr, Tivar dhe Cetinje.
Në komunën e Budvës për portalin Dana është konfirmuar se ka pasur helmim nga ushqimi dhe se mysafirët e një restoranti kanë kontaktuar institucionet mjekësore për shkak të problemeve me stomakun.
Konfirmim ka ardhur edhe nga Spitali i Përgjithshëm në Kotorr, ku mbrëmë janë pranuar një numër i madh turistësh me dhimbje stomaku.
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mbetet prapa në mbështetjen për ushqyerjen me gji Raporti vëren se 97% e foshnjave në Zvicër ushqehen me gji menjëherë pas lindjes, ndërsa rreth... -
Gjeneva diskuton vendosjen e pagesës për hyrje në plazhet publike -
Vala e fundit e të nxehtit në Zvicër shkaktoi më pak viktima se ajo historike e vitit 2003 -
Fluks i madh udhëtarësh në Aeroportin e Cyrihut, priten deri në 110 mijë pasagjerë -
SwissPass refuzon periudhën shtesë për blerjen e biletës pas nisjes












