Bota
Rreth 430 të vdekur nga cunami
Valë të larta i kanë goditur papritur ishujt Sumatra dhe Java dhe kanë shkaktuar dëme tepër të mëdha në njerëz. Rreziku nga katastrofa të reja nuk ka kaluar tërësisht
Si pasojë e cunamit mes ujdhesave Sumatra dhe Java në Indonezi kanë humbur jetën deri tani, të paktën 429 persona. Ndërkohë që më shumë se 1400 të tjerë janë lënduar. Si të zhdukur llogariten 150 persona, që do të thotë se lista e viktimave mund të jetë më e gjatë.
Nga cunami janë shkatërruar edhe shumë shtëpi, në afërsi të bregdetit. “Ushtria dhe policia po vazhdojnë kërkimet nën gërmadha, me shpresë se do të gjejnë persona që kanë mbijetuar këtë katastrofë”, thotë përfaqësuesit e autoriteteve të Indonezisë. Mendohet se aksionet e kërkimeve do të vazhdojnë deri në fund të kësaj jave, raporton “DW”.
Cunami i shkaktuar të shtunën, pas shpërthimit të një vullkani, ka gjetur të papërgatitur shumë banorë dhe turistë në këtë zonë. Valët e larta kanë goditur ujdhesat Sumatra dhe Java. Vullkani ka shkaktuar rrëshqitje toke nën oqean. Por autoritetet thonë se aktivitetet e vullkanit ende nuk kanë pushuar, ndaj rreziku nuk ka kaluar nga cunamet e mundshme të tjera, përcjell albinfo.ch.
Një sistem paralajmërues do të kishte evituar mbase numrin kaq të lartë të viktimave. Por cunami ka ndodhur tërësisht papritur, thonë autoritetet. Autoritetet për mbrojtje nga katastrofa kishin kumtuar “se nuk ka rrezik nga cunami”, në momentin kur valët e para kishin goditur bregdetin.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













