Lajme
90% e qytetarëve e vlerësojnë ndikimin e diasporës në ekonominë e Kosovës
Pyper, platforma e specializuar për matjen e opinionit publik, në bashkëpunim me emisionin “Debat Plus”, që transmetohet në RTV Dukagjini, ka organizuar sondazhin e radhës, ku qytetarët janë pyetur në lidhje me perceptimet që kanë për bashkatdhetarët nga diaspora, përcjell albinfo.ch.
Sipas kësaj, pjesa më e madhe e respondentëve (67%) kanë perceptim shumë të mirë për bashkatdhetarët nga diaspora, 22% të mirë, pozicion neutral kanë rreth 9% e respondentëve, derisa perceptim negativ kanë rreth 2% e pjesëmarrësve në sondazh.
Rreth 69% e qytetarëve mendojnë se ardhja e bashkatdhetarëve në Kosovë ka ndikim jashtëzakonisht të mirë në gjendjen ekonomike të Kosovës, 19% thonë se ardhja e tyre ka ndikim shumë të mirë, mjaft të mirë mendojnë rreth 6.4% , ndërsa deri diku të mirë 5.6%.
Nga ana tjetër, 39% e respondentëve mendojnë se nëse bashkatdhetarët nuk do të dërgonin remitenca gjendja ekonomike në Kosovë do të ishte jashtëzakonisht e keqe.
Gjendje shumë të keqe ekonomike për Kosovën parashikojnë 29% e qytetarëve nëse nuk do të kishte remitenca nga diaspora, derisa vetëm 5% mendojnë se edhe pa remitencat e diasporës gjendja ekonomike do të ishte e mirë. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës











