Lajme
Rreziqet nga vjedhja e të dhënave personale
Më keqja që mund të vijë nga nxjerrja e të dhënave është përdorimi dhe klonimi i identiteteve tona. Është ky alarmi që ngriti eksperti IT, Besmir Semanaj, në lidhje të drejtpërdrejtë nga Vjena, sipas të cilit qindra shqiptarë kanë rënë pre e fushatave dashakeqe që vijnë nga jashtë dhe brenda Shqipërisë. Sipas tij, rreziku sa vjen dhe do të shtohet dhe të dhënat tona mund të përdoren për hapjen e biznesve offshore, apo të llogarive bankare digjitale.
“Kemi fushata, me anë të Whatsapp e Viber, duke përdorur të dhëna personale të qytetarëve. Qindra shqiptarë kanë rënë pre e këtyre fushatave dashakeqe që vijnë nga jashtë dhe brenda Shqipërisë. Më keqja që më frikëson; është përdorimi dhe klonimi i identiteteve tona. Nuk mund të ndodhë brenda një vitit apo dy, kjo fatkeqësi do na ndjekë gjatë gjithë jetës sonë. Mund të kemi probleme kur të dalim në pension. Të dhënat tona mund të përdoren për një biznes offshore, për hapjen e llogarive në banka digjitale, në kripto valutë ku kryhen aktivitete kriminale. Mund të përdoren për një mori gjërash, por duke pasur parasysh se pjesa e IA vetëm po zhvillohet dhe e gjithë shoqëria po shkon drejt digjitalizimit total, do të jemi më në rrezik seç jemi aktualisht. Rreziku vetëm do të shtohet. Karta ID dhe pasaportat mund të gjendet dhe algoritmi i kartave ID i një personi që sapo ka lindur”, tha ai në A2, përcjell albinfo.ch.
Sipas ekspertit, në Shqipëri “fatkeqësia më e madhe është jo ajo që ndodhi që në vend të punojnë për një lehtësim të barrës, ngrenë flamurin e sukseseve. Nëse nuk pranohet problematika, nuk do të ketë zgjidhje, se ende nuk e kanë pranuar dështimin”.
Për ekspertin tjetër Edmonsd Liçaj, problem është mungesa e njerëzve profesionistë që kanë për detyrë të ruajnë këto të dhëna.
“Problemi ynë më i madh jo investimi, por mungesa e njerëzve profesionistë që ruajnë apo menaxhojnë këto të dhëna. Digjitalizimii i shpejtë, orientimi me detyrim solli problemin e sigurisë. Siguria do të ketë gjithnjë probleme. Investimi është më i madh seç kemi kapacitete. Mund të ndërtoheshin hidrocentrale. Përdoruesit fundorë janë ata që cenojnë një sistem edhe më të mbrojtur në botë. Institucionet kanë marrë angazhime, por është humbja e besueshmërisë”, tha Liçaj.
Ndërsa Linda Pino nga Save the Children ngriti alarmin për mbrojtjen e të dhënave të fëmijëve dhe apeloi për hartimin e politikave në mbrojtje të tyre.
“Mbrojta e të dhënave personale te fëmijët duhet të shihet me llupë. SMIP mban përgjegjësinë, por edhe mësuesi e koordinatori mban përgjegjësi. Duhet të ketë një politikë që informon si mbrohen të dhënat e fëmijëve dhe prindi të jetë i informuar. SMIP është zëvendësim i regjistrave. Duhet hartim i politikave të mbrojtjes së të dhënave të fëmijëve”, tha Pino.
Duke iu referuar SMIP, që është regjistri online i fëmijëve në e-albania, Pino thekson se nuk e ka dhënë dakordësinë si prind për përdorimin e kësaj platforme.
“SMIP që në gjenezë duhet të mendohen të dhënat personale. Nëse kemi pak kohë dhe të shohim si ka qenë hartimi i SMIP-it për krijimin e kësaj baze shtetërore, a është diskutuar si do mblidhen këto të dhëna? Unë nuk kam dhënë dakordësimin tim për këtë platformë. Ne hyjmë atje nëpërmjet të dhënave që kemi te e-albania. Ne nuk kemi dhënë dakordësinë për SMIP. Dhe komisioneri te raporti thotë që. Unë si prind nuk jam dakordësuar. Ne logohemi me të dhënat e e-albania e të thuhet që është kjo database. Jemi para zgjedhjeve sa do të jenë fëmijët e përfshirë. Fëmijët nën 14 vjeç nuk duhet të marrin pjesë në takime pa dakordësinë e prindërve”.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?












