Shkurt.ch
Rrëzohet aeroplani ushtarak
Ende nuk dihet nëse dikush me këtë rast ka humbur jetën apo është lënduar. Piloti konsiderohet i zhdukur
Një aeroplan i tipit F/A-18-Jet, pronë e forcave ajrore të ushtrisë së Zvicrës është rrëzuar në mesditën e të mërkurës në tokë në fshatin Lopper në mes të kantoneve Obwalden dhe Nidwalden, në regjionin rreth Hergiswil-it.
Sipas shërbimit meteorologjik të Zvicrës, moti i ligë, me mjegull dhe me reshje të vogla të shiut ka qenë shkaktar i rrëzimit. Ndërkohë mësohet se aeroplani, në këto kushte atmosferike është përplasur per një shkëmb të afërm.
Shërbimi për informim i forcave të armatosura të Zvicrës e ka konfirmuar lajmin për këtë aksident, që ishte bërë i ditur më parë nga një numër portalesh zvicerane.
Ende nuk dihet nëse dikush me këtë rast ka humbur jetën apo është lënduar. Piloti konsiderohet i zhdukur.
Linja hekurudhore regjionale Brünig në mes të lokaliteteve Hergiswil dhe Alpnachdorf është bllokuar, ashtu sikurse edhe rruga automobilistike Stansdtad – Alpachstadt. Por, autostrada e afërme A8 nuk është bllokuar.
E-Diaspora
-
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër Bashkatdhetarëve u kërkohet që zarfet me fletëvotime të mos i dërgojnë në ambasadë apo konsullata... -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta














