Lajme
Rrëzohet helikopteri me drogë, vdes piloti shqiptar
Ploti shqiptar ishte majori Sokol Feka, i cili sipas Ministrisë shqiptare të Mbrojtjes, kishte marrë pushim nga periudha 12-31 janar. Në fluturake kishte një tonë drogë
Një pilot shqiptar i Forcave të Armatosura të Shqipërisë (FASH) ka humbur jetën në rajonin e Malagës në Spanjë, pas helikopteri me një ton drogë, u përplasë në një shtyllë betoni. Bashkë me pilotin shqiptar ka humbur jetën edhe një pilot tjetër spanjoll, të cilët po sillnin drogë nga Maroko në Spanjë.
Helikopteri u rrëzua në Cortes de la Frontera të Malagës. Ploti shqiptar ishte majori Sokol Feka, i cili sipas ministrisë shqiptare të Mbrojtjes, kishte marrë pushim nga periudha 12-31 janar, por nuk i kishte njoftuar autoritetet shqiptare se po udhëtonte jahte vendit.
Kryeministri Edi Rama duke folur në Kuvendin e Shqipërisë tha se kanë marrë lajme për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në Spanjë, ku sipas tij, është rrëzuar një helikopter që transportonte drogë, i cili drejtohej nga një major shqiptar i Forcave të Armatosura Shqiptare.
“Ky major është në strukturat e Forcave të Armatosura Shqiptare prej 18 vjetësh, gradën major e ka marrë në vitin 2009 dhe është një nga pilotët më të besuar të Forcave tona të Armatosura. Tani nuk ja vlen të hyjmë në diskutimin. Është piloti jonë apo juaji”, tha Rama.
Ndërkohë, mediat spanjolle e kanë raportuar së fundmi këtë ngjarje, duke saktësuar se në bordin e helikopterit ndodheshin dy persona, njëri spanjoll dhe tjetri i huaj, të cilët transportonin rreth 1 ton hashash.
Autoritetet spanjolle kanë gjetur në helikopter rreth 30 pako hashash, por ende nuk është saktësuar sasia në kilogramë pasi hetimi po vazhdon.
Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli tha se major Sokol Feka kishte leje të zakonshme nga Forcat e Armatosura, por jo për të dal ashtë vendit.
“Majori ka dalë nga Shqipëria pa leje. Gjithë shqiptarët që janë larguar nga Forcat e Armatosura janë larguar sepse kanë dalë pa leje nga RSH. Gjithçka pas kësaj është një histori nën investigimin spanjoll, e vërteta do dalë”, u shpreh Kodheli.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit "Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar,... -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico”
Jeta në Zvicër
-
Kushte dimërore në Graubünden: Aksidente dhe bllokime trafiku Një motoçiklist u lëndua në një aksident në rrugën e mbuluar me borë të Qafës Bernina... -
Rrufeja godet aeroplanin Helvetic – Anulohet fluturimi -
Gjykata Federale: Lidhjet romantike midis gjyqtarëve, “të papërshtatshme” -
Ja sa para po shpenzohen në fushatat rreth nismës “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Është rinovuar para afatit pista kryesore e Aeroportit të Bazelit












