Shqipëria
Rrëzohet nga GJKKO kërkesa e Ilir Metës, lihet në burg
GJKKO në Shqipëri ka rrëzuar sërish kërkesën e presidentit të PL-së, Ilir Meta për zbutje të masës së sigurisë, duke lënë në fuqi arrestin me burg ndaj tij. Avokati i Metës, Kujtim Cakrani duke folur për mediat tha se klienti i tij nuk mund të mbahet në paraburgim.
Sipas tij, çështja e Metës po zvarritet nga prokuroria ose gjykata, shkruan euronews. Cakrani shtoi se Meta nuk mund të lërë dot garanci pasurore për të dalë nga qelia sepse sipas tij ai nuk disponon pasuri, transmeton albinfo.ch.
Ilir Meta u arrestua më 21 tetor të vitit 2024. Meta dhe Monika Kryemadhi dyshohen se duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin dhe me funskionarë të tjerë shtetërorë kanë shfrytëzuar postet e tyre shtetërore dhe politike për të favorizuar kompani private.
Ata akuzohen gjithashtu për veprimtari të tjera me lobime në SHBA dhe shitblerje banesash në këmbim të përfitimit të shumave të konsiderueshme parash, të cilat janë përpjekur t’i fshehin, duke mos i deklaruar në ILDKPI dhe KQZ.
E-Diaspora
-
Itali
Lea Ypi promovon në Trieste librat e saj të përkthyer në italisht Interesim i madh i publikut italian në bashkëbisedimin me shkrimtaren dhe filozofen shqiptare... -
Sopranoja Alisa shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të operës në Uzbekistan -
Ambasada e Kosovës në Francë apel mërgatës: Zarfet me vota mos i dërgoni në ambasadë -
Hamburg
Hamburg nën tingujt e “Jehonës së Origjinës” nga Flaka Goranci -
Prishtinë
Elbenita Kajtazi për herë të parë në “Rame Lahaj International Opera Festival”
Jeta në Zvicër
-
Vala e të nxehtit rrit ozonin në nivele të rrezikshme në Zvicrën qendrore Moti me diell në fillim të verës ka çuar në një rritje të madhe të niveleve... -
Qyteti zviceran ku numri 11 shfaqet pothuajse kudo -
SG: Rrëmbimi i raportuar rezultoi i rremë -
Paraburgim për autorin e dyshuar të sulmit në Winterthur -
Helmim i mundshëm me acid hidrocianik në Aargau












