Lajme

Rriten fitimet e Volkswagenit

Prodhuesi i veturave Volkswagen ka njoftuar për rritje të fitimit nga shitjet në tremujorin e parë të vitit 2022 në 13.5 për qind, nga 7.7 për qind në të njëjtën periudhe të vitit 2021. Por, drejtuesi paralajmëruan se ndikimin nga lufta në Ukrainë dhe pengesat e zinxhirit të furnizimit mund ta kthejnë situatën përmbysë, shkruan Reuters, përcjell albinfo.ch.

Fitimi operativ u rrit në rreh 8.5 miliardë euro nga 4.8 miliardë në tremujorin e një viti më parë, sipas shifrave të publikuara nga vetë prodhuesi i veturave.

Tregjet e paparashikueshme të mallrave dhe ndikimi nga COVID-19 mund të ketë ndikim në përformancën e ardhshme të Volkswagenit.

Dërgesat e Volkswagenut u ulën me 21.9 për qind në janar-mars, duke arritur në pak më shumë se 1.89 milionë automjete.

Megjithatë, dërgesat e automjeteve tërësisht elektrike u rritën me 65 për qind në 99.100 në tremujorin e parë, me rritjen më të madhe në Kinë.

Prodhuesit e veturave i kanë dhënë përparësi linjës elektrike midis mungesës së çipave, si një mënyrë për të rritur të ardhurat dhe për të qenë në rrugën e duhur për të përmbushur rregulloret shtrënguese evropiane të klimës.

Volkswageni do të publikojë rezultatet e plota të tremujorit të parë më 4 maj.