Bota
Rriten krimet kibernetike në Gjermani
Gazeta gjermane “Welt am Sonntag” ka shkruar se në Gjermani është shënuar rritje e madhe e numrit të sulmeve kibernetike në infrastrukturën e rëndësishme publike, siç është rrjeti elektrik dhe sistemi i furnizimit me ujë.
Duke cituar të dhënat e Agjencisë Federale për Siguri Kibernetike, gazeta ka thënë se vetëm gjatë pjesës së dytë të vitit 2018, në Gjermani kanë ndodhur 157 sulme kibernetike nga hakerët ndaj kompanive që janë përgjegjëse për sektorë të rëndësishëm të infrastrukturës. Ky numër është shumë i madh në krahasim me 145 sulmet që kishin ndodhur gjatë tërë vitit 2017.
Këto sulme janë bërë me qëllim të bllokimit të furnizimit me energji dhe pengimin e qarkullimit të ujit nëpër gypa. Autoritetet e sigurisë dyshojnë se pas këtyre sulmeve qëndrojnë agjencitë e huaja të inteligjencës, shkruan RTK, përcjell Albinfo.ch.
Autoritetet gjermane dhe evropiane janë të shqetësuara për pikat e dobëta të sigurisë së infrastrukturës dhe ndërhyrjen në zgjedhje nga vendet si Rusia, Kina dhe grupet ekstreme të krahut të djathtë.
Gjermania aktualisht është duke bërë plane për ta siguruar rrjetin e gjeneratës së ardhshme, 5G.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës














