Kosova
Rritet interesimi i serbëve për t’u pranuar në Policinë e Kosovës
Mbi 800 serbë të Kosovës kanë shprehur interesim që të bëhen e pjesë e Policisë së Kosovës
Të dhënat e Policisë së Kosovës flasin për një interesim të shtuar të komunitetit serb për t’u bërë pjesë e saj.
Analistët serbë në Kosovë thonë se kjo nuk është e rastësishme, kurse Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, përveç mirëqenies sociale si arsye, konsideron se disa procese politike kanë ndikuar që komuniteti serb të integrohet më lehtë në këtë institucion se sa në institucionet e tjera të Republikës së Kosovës.
Mbi 800 serbë të Kosovës kanë shprehur interesim që të bëhen e pjesë e Policisë së Kosovës.
Nga ky numër, 432 prej tyre që kanë konkurruar janë nga 4 komunat veriore të vendit, ndërsa prin Mitrovica e Veriut e pasuar nga Leposaviqi. Këtë e konfirmon edhe ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi.
“Jashtëzakonisht më shumë se sa kemi pritur, më shumë se sa kemi planifikuar, si proces edhe na ka shkaktuar këto vonesa, për shkak të konkurrencës dhe interesimit tepër të madh të atyre që dëshirojnë të veshin uniformën e zyrtarëve policorë”, tha Gashi, raporton televizioni publik i Kosovës.
Ndonëse aspekti social në vend nuk përjashtohet si arsye që mund të ketë joshur të rinjtë serbë për t’u bërë policë.
Analisti serb, Ljubomir Stanojkoviq, thotë se kjo nuk është e rastësishme. Ai, dyshimet i hedh duke thënë se në njërën anë kemi pjesëtarë serbë të cilët largohen nga FSK-ja dhe, në anën tjetër, rritet interesimi për policinë, përcjell albinfo.ch.
Kurse kryetari i Partisë Serbe Progresive Demokratike, Nenad Rashiq, thotë se presioni për largimin e pjesëtarëve serbë nga FSK-ja erdhi vetëm për t’i zëvendësuar me serbët të cilët vijnë nga komunat veriore.
Madje, Rashiq thotë se institucionet e Kosovës, pavarësisht kritereve të një konkursi, favorizojnë serbët nga veriu i vendit.
“Çfarë janë qëllimet në këtë moment unë vetëm mund të supozoj. Nuk jam i sigurt se çfarë qëllimesh apo çfarë benefite mund të ketë ndonjë politikan ose ndonjë parti politike duke përjashtuar një numër të madh të serbëve të cilat kanë jetuar në situatë të rëndë financiare dhe tash pas largimit nga puna, kjo edhe më shumë i komplikon gjërat, e në veçanti për serbët e jugut. Unë mund të supozoj si njeri, si politikan, si një njeri që jeton në jugun e Kosovës, që kjo bëhet vetëm për shkak se siç po më duket ne serbët e jugut i pengojmë Beogradit dhe Prishtinës”, tha Rashiq.
Plator Avdiu, nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, thotë se Policia e Kosovës megjithatë është institucioni në të cilin integrimi i pjesëtarëve serbë është më i lehtë dhe kjo falë disa zhvillimeve politike.
Sidoqoftë, ministri i Brendshëm i Kosovës, Bejtush Gashi, garantoi se procesi i përzgjedhjes së kandidatëve do të jetë transparent dhe sipas meritave. Ndryshe, numri i kandidatëve nga komuniteti serb i gjinisë femërore që do t’i hyjnë garës në polici është tre herë më i ulët se sa ai i meshkujve.
E-Diaspora
-
Kandidatja për eurodeputete, Kati Schneeberger, hap në Vjenë ekspozitën “Rezistenca paqësore në Kosovë 1990-1998 Kryetarja e shoqatës “Kosovo goes Europe”, Kati Schneeberger do të hapë nesër (2 maj) ekspozitën ...
-
Milano: Rita Petro, ndër të ftuarat e “FjalaFest”
-
Bruksel: Përfaqësuesit e diasporës shqiptare, gati për projektin e shkollës verore “JAM SHQIPTAR”
-
Belgjikë: Arrestohen disa shqiptarë për këto motive
-
Gjermani
Humb jetën tragjikisht mërgimtari në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Votimi i shtrenjtë për ligjin për furnizimin me energji elektrike Deri më tani, mbi pesë milionë franga janë caktuar për votimin intensiv të ligjit për furnizimin...
-
Policia e Thurgau-ut, me apel interesant
-
Zvicër: Tregtia me pakicë rritet vetëm falë produkteve ushqimore
-
Zvicër: Nisma e re për legalizimin e rritjes së kanabisit
-
Gjithnjë e më shumë kompani po testojnë javë katërditore