Shkurt.ch
Rritet numri i atyre që janë mbi një vit të papunë
88.000 veta kanë bërë pjesë në këtë kategori, raporton gazeta SonntagsZeitung duke iu referuar të dhënave nga Zyra Federale për Statistikë (BFS)
Numri i personave të cilët janë të papunë për një vit ose më gjatë, në vitin 2016 ka arritur një shifër rekorde. 88.000 veta kanë bërë pjesë në këtë kategori, raporton gazeta SonntagsZeitung duke iu referuar të dhënave nga Zyra Federale për Statistikë (BFS).
Ndryshe nga statistika zyrtare për të papunët, e përpiluar nga Seco (Sekretariati Shtetëror për Ekonomi), e cila mbështetet vetëm në regjistrat e Zyrave Regjionale për Ndërmjetësim të Punës, statistika e BFS përfshin edhe personat që kërkojnë punë paqenë të regjistruar në entet e përmendura. Kështu, statistikat e Seco-s numërojnë vetëm 24.000 të papunë për kohë të gjatë, që janë për 64.000 më pak se në statistikën e BFS, transmeton albinfo.ch. Dhe diferenca në mes këtyre dy enteve për çdo vit po vjen duke u rritur.
Para së gjithash janë punëkërkuesit më të moshuar ata që shpesh nuk figurojnë në shifrat zyrtare. Ata nuk kanë më të drejtë të përfitojnë nga kompensimi në para i zyrave për ndërmjetësim të punës. Ata kanë turp të paraqiten sërish në entin e punës ose janë dorëzuar pas konkurrimeve të panumërta e të pasuksesshme.
Ndërmjetësuesit e punës dhe ekspertët e tregut të punës e konfirmojnë se punëkërkuesit më të vjetër në moshë janë të goditur nga diskriminimi në bazë moshe. Kështu, përderisa të rinjtë gjejnë një punë të re mesatarisht brenda gjashtë muajve , personave më të moshuar u nevojitet një vit.
Më 25 prill, përfaqësues nga federata, kantonet dhe partnerët socialë në konferencën nacionale “Punëmarrësit e moshuar” që do të mbahet në Bernë do të kërkojnë zgjidhje për problemet e “Ü50” (mbi 50 vjeçarët).
E-Diaspora
-
Itali
Gjendet e vdekur 35-vjeçarja shqiptare në Itali Pas dy muajsh kërkime, gjendet e vdekur shqiptarja në Itali... -
Irlandë
Hyn në Irlandë pa dokumente, 18-vjeçari shqiptar përfundon në burg -
Bern
Brezat e rinj në mërgatë mësojnë për Masakrën e Reçakut -
Emmendingen: Koncert me muzikë klasike për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
KMSHZ: Imami i akuzuar nuk shërben në asnjë xhami shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Gjashtë kantone kërkojnë nga federata 24 miliardë franga për hekurudhat Kantonet po kërkojnë 24 miliardë franga zvicerane nga qeveria federale për zgjerimin e hekurudhave... -
Këto kantone ndalojnë fishekzjarrët -
Migrosi raporton një rënie prej 1.9 për qind në shitje -
Katër ministra federalë do të marrin pjesë në WEF -
Lirim me kusht prej 200,000 frangash për operatorët e barit në Crans Montana












