Lajme
Rritet numri i grave zvicerane në shërbimin ushtarak
244 gra kanë konkurruar në sesionin e verës të RS në korrik. Në vitin 2020 ky numër ishte 171, ndërsa 212 në vitin 2021
Gjithnjë e më shumë gra janë të interesuara për të shërbyer në ushtri, dhe RS (shkolla e rekrutimit) po bëhet gjithashtu gjithnjë e më shumë e ndjekur nga femrat.
“Numri i grave në RS është rritur në mënyrë të qëndrueshme vitet e fundit,” thotë zëdhënësi i ushtrisë Stefan Hofer për gazetën “SonntagsZeitung”, transmeton albinfo.ch.
244 gra kanë konkurruar në sesionin e verës të RS në korrik, që është më shumë se kurrë më parë. Në vitin 2020 ky numër ishte 171, ndërsa në vitin 2021 ai ishte rritur tashmë në 212. Në përgjithësi, përqindja e rekruteve femra tani është rreth tre për qind.
Ushtria zvicerane ka kohë që përpiqet të rrisë numrin e grave në përbërjen e saj. Kantonet gjithashtu kanë kontribuar në ofensivën sensibilizuese të kryer në këtë drejtim.
Kantoni i Cyrihut, për shembull, organizon mbrëmje të veçanta informuese dhe ditë orientimi vetëm për gratë, përcjell albinfo.ch.
Varësisht nga regjistrimet, ai ka mbajtur nga tre deri në pesë ditë të tilla, këtë vit ka pasur edhe tetë ditë orientimi për shkak të interesimit të madh.
E-Diaspora
-
Artistja shqiptare, pjesë e filmit hollivudian, flet shqip Këngëtarja shqiptare, Bleona Qereti, e cila ka kohë që ka vendosur të jetojë dhe të punojë...
-
Vjenë
Suedi: Ekipi “kikiriki” nga Vjena fitoi vendin e parë në konkursin “Kuizi i Diturisë”
-
5 monumente të reja në Europë në nder të Heroit Kombëtar
-
Mërgimtaren Fikrije Salihun e rikthen profesioni në atdhe, pas 30 vjetësh
-
Gjuha shqipe forcon integrimin
Jeta në Zvicër
-
A po kthehet koronavirusi në Zvicër? Zyrtarët zviceranë të shëndetësisë thonë se situata po monitorohet nga afër...
-
Si të merrni një leje si punëtor ndërkufitar në Zvicër
-
Numri i punëtorëve ndërkufitarë në Zvicër është rritur
-
Neuchâtel: Një algjerian 29-vjeçar u gjet pa shenja jete, në qeli
-
Kantonet zvicerane me plane për të punësuar më shumë mësues të huaj