Kosova
Rritet numri i lindjeve në Kosovë në vitin 2017
Në vitin 2017 në Kosovë kanë lindur 23 mijë e 563 foshnje, prej tyre 654 binjakë ndërsa treneq e më shumë, u lindën 21 foshnje.
Raporti i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, tregon se 23 mijë e 402 foshnja kanë lindur të gjalla ndërsa 161 foshnja kanë lindur të vdekura.
Duke iu referuar statistikave të Agjencisë, 147 foshnja kanë lindur më shumë se në vitin 2016. Ndërsa sipas peshës së fëmijëve të lindur, në institucionet shëndetësore numri më i madh i foshnjave ishte me peshë 3 kg deri në 3 kg e gjysmë.
25 deri 29 vjeçare është grupmosha e nënave që kanë lindur më së shumti fëmijë, por nuk përjashtohen edhe gratë me moshë më të madhe siç është 30-34 vjeçare.
Në institucionet mjekësore janë kryer 99.8% të lindjeve ku nëna për herë të parë u bënë 37.8% e grave.
Sipas përgatitjes shkollore të nënave, dominojnë nënat me shkollë të mesme, me 40.1%, nënat me shkollë fillore me 27.4%, nënat me shkollë të lartë dhe me fakultet marrin pjesë me 25.2%.
Emri më i shpeshtë për vitin 2017 për vajza ishte Sara ku 148 foshnje u pagëzuan me këtë emër, ndërsa me emrin Jara u regjistruan 141 foshnja.
Ndërkaq emri më i shpeshtë për djemtë ishte Ajan dhe Norar.
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar











