Bota
Rritet numri i të vdekurve në Strasburg, autori në kërkim
Qindra zyrtarë policorë janë duke kërkuar personin e armatosur, i cili ka lënë të vdekur tre persona dhe ka plagosur 12 të tjerë, përmes të shtënave në qytetin francez, Strasburg.
I dyshuari, i cili është i njohur për shërbimet e sigurisë ka ikur pas shkëmbimit të të shtënave me ushtarë dhe policë të armatosur të martën.
Ai besohet se është plagosur, përcjell albinfo.ch.
Të shtënat kanë ndodhur afër një zone të famshme të Tregut të Krishtlindjeve, afër sheshit, Place Kléber. Prokurori francez kundër terrorizmit ka nisur një hetim për këtë çështje.
Megjithatë motivet e incidentit ende nuk janë bërë të ditura. “Ai ka luftuar dy herë me forcat tona të sigurisë”, ka thënë ministri i Brendshëm francez, Christopher Castaner.
Duke konfirmuar vdekjen e tre personave, Castaner ka thënë se është rritur siguria në pikat kufitare si dhe në tregjet e Krishtlindjeve.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Historia e artit hiqet nga lëndët e detyrueshme në shkollat e mesme Duke filluar nga vjeshta e vitit 2027, historia e artit nuk do të jetë më lëndë... -
Mjeti zviceran i inteligjencës artificiale ndihmon ekologët e Alaskës të studiojnë arinjtë -
Sezoni i polenit është afër në Zvicër -
Projekti zviceran i hekurudhave diellore ndan “njohjet” me Francën -
Cyrihu në qendër të rrjetit të trenave dhe autobusëve të natës në Evropë












