Lajme
Rritet për 42% numri i rasteve me Covid-19 në Zvicër
Aktualisht janë 48 pacientë me Covid-19 në kujdes intensiv. Kjo është 60 për qind më shumë se javën e kaluar
Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka raportuar sot 33,108 raste të reja që rezultuan pozitive për virusin korona gjatë javës së fundit.
Ky numër e vendos mesataren 7-ditore në 4496 në ditë ose 34 për qind më shumë se në javën e kaluar, transmeton albinfo.ch. Në trendin aktual, mesatarja 7-ditore e infeksioneve të reja dyfishohet afërsisht çdo 17 ditë.
Incidenca 14-ditore aktualisht është 548.35.
BAG raporton gjithashtu 300 pranime të reja në spital, mesatarja 14-ditore e të cilave tani është 32 në ditë.
848 persona aktualisht po trajtohen në spital për Covid-19 që është 42 për qind më shumë se në javën e kaluar.
Aktualisht janë 48 pacientë me Covid-19 në kujdes intensiv. Kjo është 60 për qind më shumë se javën e kaluar.
BAG raporton 14 raste të reja të vdekjes në këto shtatë ditët e fundit.
E-Diaspora
-
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë Adhuruesit e automobilizmit dhe drifting-ut do të mblidhen më 26 korrik në Terminalin Doganor Devolli, ku... -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University”
Jeta në Zvicër
-
“Luftë” e fortë në Vancouver, mbyllet pa gola pjesa e parë Zvicër-Kolumbi Ka përfunduar në barazim pa gola (0:0) pjesa e parë e përballjes dramatike mes Zvicrës dhe... -
Masat e jashtëzakonshme nga temperaturat në Zvicër, nga kinematë falas te bllokimi i kantiereve -
Zvicra me dyshen shqiptare Xhaka-Jashari nga minuta e parë kundër Kolumbisë! -
Reforma e BE-së për të papunët mund t’i kushtojë Zvicrës qindra miliona franga -
Rrezikohen orët e edukatës fizike













