Bota
Rritet qiraja e banimit për studentët në Gjermani
Munihu është qyteti më i shtrenjtë për një banesë studentore. Çmimi është 665 euro në muaj, apo 18.4 për metër katror
Kostoja e qirasë për studentët në Gjermani po bëhet gjithnjë e më e shtrenjtë. Sipas një studimi nga Instituti i Këlnit për Kërkime Ekonomike (IW), çmimet mesatare e qirave për studentët janë rritur ndjeshëm veçanërisht në qytetet e mëdha. Çmimet janë rritur që nga viti 2010, shkruan ‘thelocal.de’.
Rritja më e madhe në çmimet neto të qirasë që nga viti 2010 është regjistruar në Berlin, ku qiraja për studentët është rritur në 70.2 %, përcjell albinfo.ch.
Studentët në Berlin paguajnë një qira mesatare prej 430 euro ose rreth 11 euro për metër katror të hapësirës së banimit, që dallon shumë nga qytetet tjera.
Berlini mund të ketë rritjen më të madhe në çmimet neto të qirasë, por Munihu është qyteti më i shtrenjtë për një banesë studentore. Çmimi është 665 euro në muaj, apo 18.4 për metër katror. Nëse vazhdon me këtë ritëm, atëherë, çmimet do të vazhdojnë të rriten dhe mund të arrijnë shifrën e 20 eurove për metër katror.
Qyteti i dytë më i shtrenjtë sipas studimit është Shtutgarti me 14.9 euro për metër katror, dhe rritja e çmimit ka shkuar deri në 62.2 përqind.
Ndërkohë, në vendin e tretë është Frankfurti me 14 euro për metër katror, duke vazhduar më pas me Hamburgun dhe Heidelberg me 12 euro për metër katror.
Shpenzimet e qirasë janë rritur gjithashtu në Këln (22.3 përqind), Bonn (24.9 përqind), Kiel (35.3 përqind) dhe Leipzig (23.6 përqind).
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” Shkeljet ishin të natyrës administrative dhe jo penale. Gjykata gjithashtu liroi gruan nga akuzat për shtrëngim,... -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre -
Tirana, kryeqyteti i dytë më i shtrenjtë në Evropë











