Lajme
Rritet shkalla e punësimit të refugjatëve në Gjermani
Herbert Bricker është drejtor i kërkimit në Institutin për Hulumtimin e Tregut të Punës dhe Punësimit dhe ka analizuar që nga 2016 tregun e punës në Gjermani.
Rezultati i hulumtimit është jashtëzakonisht pozitiv: më shumë se gjysma e refugjatëve të intervistuar nga ai dhe kolegët e tij ishin të punësuar në vitin 2021, shkruan DW.
“Në vitin 2015 kemi menduar: nëse pas pesë apo gjashtë vitesh arrijmë një normë punësimi prej 50%, do të jemi shumë mirë. NDWrsa në vitin 2021, ne ishim në 54%, pavarësisht pandemisë i tejkaluam pritshmëritë”, thotë Bricker, në një intervistë për DW.
Ai shton se sa më gjatë që refugjatët qëndrojnë në Gjermani, aq më shumë punësohen.
“Për njerëzit që janë këtu për shtatë apo tetë vjet, ne kemi një normë punësimi prej 62 për qind. Kjo është shumë mirë. Kjo është vetëm dhjetë, dymbëdhjetë pikë përqindjeje më pak se vetë popullsia gjermane”, thotë ai, përcjell albinfo.ch.
Sipas rezultateve të studimit të IAB, shkalla e punësimit u rrit me dhjetë pikë përqindjeje në krahasim me vitin pandemik 2020, kjo u lehtësua nga rimëkëmbja e ekonomisë gjermane në kohën pas bllokimit të rreptë në vitin 2020.
Të dhënat e studiuesve të IAB bazohen në deklaratat e atyre që kërkuan mbrojtje në Gjermani, të cilët erdhën në këtë vend midis 2013 dhe 2019.
“Mostra e përgjithshme tani përfshin 10.111 të rritur që janë intervistuar një herë ose deri në gjashtë herë. Bëhet fjalë për 8.799 refugjatë në moshë pune (nga 18 deri në 64 vjeç) që kanë ardhur në Gjermani që nga viti 2013”, u shpreh ai për DW.
400 pyetja ka pyetësori dhe 100 prej tyre kanë të bëjnë “nDWr të tjera edhe me të dhënat e detajuara mbi biografinë e refugjatëve dhe migracionin, arsimin dhe trajnimin, statusin e punësimit, marrjen e ndihmës shtetërore dhe pjesëmarrjen në programet e arsimit, trajnimit, gjuhës dhe integrimit”, përcjell albinfo.ch.
Siç tregon studimi, krahas punësimit, në vitin 2021 u rrit edhe niveli i shkollimit të refugjatëve.
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur Prezantimi kishte edhe një mesazh të fuqishëm: ruajtjen e identitetit kombëtar dhe promovimin e vlerave shqiptare... -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike Disa qindra njerëz u mblodhën të dielën në Europaplatz në Cyrih për të treguar solidaritetin e... -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave -
Fundjavë me stuhi në Zvicër -
Çmimet e larta e bëjnë të vështirë hyrjen në bujqësi në Zvicër -
SWISS do të ulë nivelin e stafit administrativ me 10%












